Latest Flash plugin version must be installed and enabled to play the video. Please click below to download and install.

Another solution is to use Google Chrome, Microsoft Edge, Safari or Opera - they do not need Flash plugin.

..




Ditari 1 - 21.05.2020

Ditari 1 në TVM2....

Shikime: ...

Date: 21-Maj-2020

Kohëzgjatja: 00:26:44

Kanali: DITARI

Në 24 orët e fundit në mbarë vendin janë shënuar një viktimë, 40 raste të reja dhe 11 pacientë janë shëruar nga Covid 19. Numri i përgjithshëm i rasteve të diagnostikuara me Covid-19 në vendin tonë, që nga fillimi i epidemisë është 1.898 prej të cilëve 1.378 janë shëruar. Numri rastve që kanë përfunduar me fatalitet është 111 kurse aktualisht aktiv janë 409 raste.
Qeveria pritet nesër të sjell vendim rreth propozimit të Komisioni për sëmundje infektive për karantimin të plotë gjatë fundjavës dhe ditën e hënë, përkatësisht për festën e Fitër Bajramit dhe Shen “Kirili dhe Metodi”. Reagojnë partite politike.
Qeveria edhe pse ende nuk ka sjellur vendim për orë policore gjatë fundjavës së vazhduar, përkatësisht për festën e Fitër Bajramit dhe Shen “Kirili dhe Metodi”, Bashkësia Fetare Islame tashmë ka publikuar masat që duhet të merren nga besimtarët për faljen e namazit të Fitër Bajramit.
Partitë politike ende nuk kanë përafruar qëndrimet për datën e zgjedhjeve e parlamentare. LSDM kërkon të arrihet konsensus që zgjedhjet të mbahen më 21 qershor. Për VMRO- DPMNE – në, mbajtja e zgjedhjeve në qershor rrezikon shëndetin e qytetarëve, PDSH konsideron se afati për mbajtja e zgjedhjeve është përcaktuar me ligj, të cilin e respekton. Ndërkohë presidenti i shtetit nuk do të thërret takim të ri liderësh, derisa nuk ka përafrim të qëndrimeve mbi datën e zgjedhjeve.