Latest Flash plugin version must be installed and enabled to play the video. Please click below to download and install.

Another solution is to use Google Chrome, Microsoft Edge, Safari or Opera - they do not need Flash plugin.

..




DITARI 1 - 29.05.2020

Ditari 1 së bashku me Gazmend Kurtishin..

Shikime: ...

Date: 29-Maj-2020

Kohëzgjatja: 00:38:17

Kanali: DITARI

4 të vdekur dhe 52 të infektuar në 24 orët e fundit, shumica nga Shkupi. Autoritetet thonë se shtimi i numrave vjen për shkaktë mosrespektimit të masave pothuajse në të gjitha qytetet. Nuk përjashtojnë mundësinë e kthimit të masave restriktive, ndoshta edhe të karantinimit të komunave me më shumë raste.

Pritet vendimi i qeverisë për vazhdimin ose jo të gjendjes së jashtëzakonshme, që skadon nesër. Nga ky vemdim, varet edhe data e zgjedhjeve. LSDM është për zgjedhje në datën e parë të mundshme, BDI pret fjalën e autoriteteve shëndetësore, VMRO thotë se është morbide të mendosh për zgjedhje në këtë situatë. ASH dhe Alternativa janë për zgjedhje në fund të Korrikut.

Mirëseerdhët në NATO uruan mbi qiellin e Shkupit, 6 avionë ushtarakë të NATO-s, dy bombardues amerikanë dhe katër avionë të Forcës Ajrore Greke. Për ministren e mbrojtjes Shekerinska, ky spektakël në qiell, tregon se integrimi nuk është vetëm politik, por është realitet i prekshëm. Në këtë realitet hapërojmë si aleatë, deklaroi ambasadorja amerikane Kejt Mari Bërns.

Kryeministri Kurti kritikoi Gjykatën Kushtetuese të Kosovës, për vendimin duke e akuzuar madje se është rreshtuar përkrah kapësve të shtetit. Presidenti Hashim Thaci u bëri thirrje të gjithë institucioneve dhe partive politike që të zbatojnë vendimet e Kushtetueses dhe qeveria e re të formohet sa më shpejt.