Latest Flash plugin version must be installed and enabled to play the video. Please click below to download and install.

Another solution is to use Google Chrome, Microsoft Edge, Safari or Opera - they do not need Flash plugin.

..




Ditari 1 - 30.05.2020

Ditari 1 në TVM2....

Shikime: ...

Date: 30-Maj-2020

Kohëzgjatja: 00:28:16

Kanali: DITARI

Presidenti Stevo Pendarovski vazhdon për 14 ditë gjendjen e jashtë zakonshme. Kjo u njoftua pas mbledhjes së sotme të Këshillit të Sigurisë duke e pasur parasyshë rritjen e numrit të personave të infektuar nga virusi korona. Njëherit presidenti Pendarovski, kryeparlamentari Talat Xhaferi dhe kryeminsitri Oliver Spasovski apeluan te liderët politik që të arrijnë marrveshje për datëne zgjedhjeve, në të kundërtën atë do të jenë të detyruar ta përcaktojnë institucionet.
5 të vdekur 35 të infektuar dhe 19 të shëruar është bilanci I 24 orëve të fundit sa I përket virusit korona në vend. Nga 22 rastet e reja në Shkup, 5 persona janë nga Çairi, tre nga Butelli dhe nga dy në Aerodrom, Saraj, Shuto Orizare, Gjorçe Petrov dhe Iliden dhe nga një rast në Gazi Babë, Studeniçan, Sopishte dhe Kisella Vodë”, bën të ditur Instituti i shëndetit Publik.
Diëve të fundit në komunën e Sarait janë regjistruar një numër i konsiderueshëm i personave të infektuar nga virusi korona. Kryetari i kësaj komune Blerim Bexhaeti sot ka apeluar te qytetarët që të respektojnë masat mbrojtëse si dhe të shmanigin vizitat familjare. Por kamera jonë qëndroi sod në Saraj ku u vërejtën qytetarë që nuk kanë fare mska apo ato i mbajnë formalisht në xhep.
Kreu i VMRO-së Hristian Mickovski ka kritikuar Qeverinë për keqmenaxhim të situatës me virusin korona. Njëherit ai ka kërkuar shkarkimin e anëtarëve të Komisionit për Sëmundje të cilët sipas tij janë vënë nën diktatin e liderit të LSDM-së Zoran Zaev. Por LSDM u është kundërpërgjigjur kritikave të Mickovskit, duke e bërë përgjegjës atë dhe minsitrin e brendëshëm Çulev për ritjen e numrit të personave të infektuar.