Latest Flash plugin version must be installed and enabled to play the video. Please click below to download and install.

Another solution is to use Google Chrome, Microsoft Edge, Safari or Opera - they do not need Flash plugin.

..




Ditari 1 - 31.05.2020

Ditari 1 në TVM2....

Shikime: ...

Date: 31-Maj-2020

Kohëzgjatja: 00:24:00

Kanali: DITARI

Vazhdon rritja e numrit të personave të infektuar nga virusi korona në vend. Raporti i 24 orëve të fundit flet për 62 të infektuar, 17 të shëruar dhe dy të vdekur. Në mesine të infektuarve janë edhe 6 futbollist të klubeve futbollistike Shkëndija dhe Renova nga Tetova si dhe nënkryetari i LSDM-së Muhamet Zekiri.
LSDM dhe partneri I kualicionit parazgjedhor paralajmëron zgjedhje më pes korrik. Një prononcim I tillë u bë nga kryemisnitri Oliver Spasovski I cili njëherit është edhe bartës i listës së kandidatëve për deputet të LSDM-së në njësinë e dytë zgjedhore dhe kreu lëvizjes Besa Billall Kasami. Por VMRO DPMNE e ka quajtur qëndrim joserioz dhe morbid idenë për mbajtjen e zgjedhjeve më pesë korrik. Derisa BDI përsërit qëndrimin që të arrihet konsenzus për datën e zgjedhjeve.

Vendimin për zgjedhjet partlamentare duhet ta marrin politikanët vendor, por por dëshira jonë është që ato të mbahen sa më shpejtë, duke marr në konsiderate edhe pandeminë thot ambasadori francez në Shkup Kristian Timonie. Diplomatët evropian kanë nevojë për bashkëbisedues legjitim, por edhe administrate funksionale e cila ngushtë do të veprojë me pushtetin politik legjitim thot ambasadori francez.
Në kuadër të masave ekonomike për zbutjen e pasojave nga virusi korona në sektorin e turizmit mbi 100 mijë qytetarë do të përfitojnë vauçer për realizimin e pushimeve në qendrat turistike në vend, bëri të ditur minsitri i ekonomisë Kreshnik Bekteshi.