Latest Flash plugin version must be installed and enabled to play the video. Please click below to download and install.

Another solution is to use Google Chrome, Microsoft Edge, Safari or Opera - they do not need Flash plugin.

..




Ditari - 04.07.2020

Ditari 1 në TVM2....

Shikime: ...

Date: 4-Korrik-2020

Kohëzgjatja: 00:25:53

Kanali: DITARI

6 viktima, 147 të infektuar të rinj dhe 11 të shëruar është bilanci Covid 19 në vend gjatë 24 orëve të fundit. Shifrat Covid po rikthehen shqetësueshëm edhe në vendet fqinje. Shifra të larta edhe në botë. Shqetësuese paraqitet situata në Indi Brazil e Meksikë.
Fushata zgjedhore është tashmë në gjysmën e saj por qytetarët nuk I kanë shumë të qarta platformat me të cilat partitë garojnë në këto zgjedhje. Perceptimi i tyre është se partitë më shumë merren me kundështarët sesa me shpalosjen e programeve të tyre.

MPB po punon për zbardhjen e rasteve të pjestarëve të policisë që angazhohen politikisht në kohë të fushatës. Ministri Çulev thotë se rastet e tilla do të sanksionohen . Për të shmangur parregullsitë zgjedhore, nga vëshguesit ndërkombëtarë do kërkohet të përqëndrohen në pikat kritike.

Jugu i Japonisë është përballur me reshje shiu të paprecedentë, që kanë shkaktuar përmbytje masive e rrëshqitje dheu. Të pakën 15 persona mendohet të kenë vdekur në një azil pleqsh. Dhjetëra mijëra vetëve u është kërkuar të braktisin shtëpitë e tyre.