Latest Flash plugin version must be installed and enabled to play the video. Please click below to download and install.

Another solution is to use Google Chrome, Microsoft Edge, Safari or Opera - they do not need Flash plugin.

..




Ditari 1 - 09.07.2020

Ditari 1 së bashku me Gazmend Rexhepi...

Shikime: ...

Date: 9-Korrik-2020

Kohëzgjatja: 00:27:28

Kanali: DITARI

168 të infektuar, tre persona kanë humbur jetën, ndërsa 70 persona janë shëruar nga kovid 19, bëjnë të ditur autoritetet shëdnetësore në vend. Poashtu pralajmërohet fillimi me punë i sistemit Termini im, për personat me sëmundje kronike dhe sëmundje malinje.
Deri mbrëm në mesnatë janë paraqitur për votim gjithsej 697 të prekur nga Kovid-19 dhe persona në izolim dhe vetizolim të cilët do të votojnë më 13 korrik, ndërsa 9 mijë e 20 të sëmurë kronik do të votojnë më 14 korrik bën të ditur KSHZ. Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe thot se protokollet dhe rekomandimet për ditën e votimit të zgjedhjeve ofrojnë siguri për pjesëmarrësit në procesin zgjedhor. Por qytetarët e anketuar janë të ndarë në vlerësime.
Me moton “Në mbrojtje të Luftës Çlirimtare”, OVL e UÇK-së ka organizuar protestë gjithpopullore në prishtinë. Kjo protestë u organizua pasi Dhoma e Specializuar dorëzoi aktakuzë ndaj ish-eprorëve të UÇK-së, Hashim Thaçi e Kadri Veseli, për shqyrtim në Gjykatën Speciale.
Në Kosovë numri i rasteve pozitive me kovid 19 është rirtur dukshëm. Informacionet e fundit nga autoritet shëndetësore njoftouan për mbi 200 të infektuar. Megjithate qeveria e ka vlerësuar të pa nevojshme miratimin e ligjit për pandeminë. Edhe në Shqipëri ka vazhduar rritja e numrit të personave të infektuar, por ai është dukshëm më i ulët se në Kosovë. Në nivel botërorë aktualisht ka mbi 12 milionë të infektuar.