Latest Flash plugin version must be installed and enabled to play the video. Please click below to download and install.

Another solution is to use Google Chrome, Microsoft Edge, Safari or Opera - they do not need Flash plugin.

..




Ditari 1 - 01.08.2020

Ditari 1 së bashku me Belinda Koka - Ademi...

Shikime: ...

Date: 1-Gusht-2020

Kohëzgjatja: 00:30:55

Kanali: DITARI

Edhe me tej numra tre shifror te te prekurve ne vend me virusin covid 19. Gjatë 24 orëve të fundit jane regjistruar 138 raste te reja, 7 vdekje dhe 144 raste te personave te sheruar nga virusi.
Pas 4 ditë tensione, protesta dhe kunderprotesta mes banorëve të Sinicanit dhe Urvicit të Bogovinës, per ndertimin e ujesjellsit në fdshatin Sinican, palet ne diten e dytë te negociatave per problemin, arritën dakordim mes vete për tejkalim të problemit.
Partitë paralajmërojnë takime intensive për negociata mes paleve pas festes së Ilindenit, respktivisht pas konsitutimit të Kuvendit. SHBA-të presin qe subjektet politike te respektojne afatet per formimin e qevrise se re.Ambasadorja amerikane ne Shkup Kejt Berns, deklaron se SHBA-të do te mbeshtesin vendin ne jetesimin e reforave kyce, luftimin e krimit dhe korrupsionit dhe sundimit te drejtesise. Analistet thone se negociatat duhet ti fillojnë partite fituese te zgjedhjeve nga të dyja blloqet.
Sot mbushen tre vjet nga nënshkrimi i Marrëveshjes per fqinjesi te mire dhe bashkepunim mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë. Perspektivat e Marrëveshjeve me Bullgarinë dhe me Greqine, e sollën anëtarësimin në NATO, procesin e hapur për negociata për anëtarësim në BE ka deklaruar lideri i LSDM-së Zoran Zaev.