Latest Flash plugin version must be installed and enabled to play the video. Please click below to download and install.

Another solution is to use Google Chrome, Microsoft Edge, Safari or Opera - they do not need Flash plugin.

..




Ditari 1 - 02.08.2020

Ditari 1 së bashku me Belinda Koka - Ademi...

Shikime: ...

Date: 2-Gusht-2020

Kohëzgjatja: 00:30:02

Kanali: DITARI

Maqedonia e Veriut po feston dy lindenet historik, 117 vite nga kryengritja e Ilindenit dhe 76 vjet nga mbledhja e pare e KAÇKM-it, Nga manifestimet qendror ne Pelincë, Meckin Kamen dhe Kalaja e Shkupit, autoritetet bënë thirrje që vula e kësaj dite të mbetet bashkimi dhe jo ndarja. Ilindeni dhe KAÇKM-mi, janë simbolet e unitetit dhe jo të përçarjes. Mesazhe urimi per dy festat e mëdha të shtetit, kryengritjen e Ilindenit dhe ditën e Republikës kanë dhënë edhe liderët e partive partive politike.

Roli i shiqptarëve në ngjarjet e Ilindenit është i padiskutueshëm, por në vazhdimësi, historia e shkruar e Maqedonisë, ua mohoi rolin që patën në kryengritjen e Krushevës, thotë historani Skender Asani. Hulumtimet e fundit të ITKSH-së lënë të kuptohet për pikëtakime të përbashkëta në relacionin - rilindja kombëtare shqitare dhe organizata revolucionare maqedonase, gjatë shekullit XIX, dhe kjo frymë e ka përcjellur edhe kryengitjen e Ilindenit, thotë Hasani.

Situata me pandeminë covid 19, ne vend, vazhdon te mbetet me shifra te larta. Brenda 24 orëve të fundit regjistrohen 166 raste të reja, janë regjistruar 4 vdekje dhe 185 persona të shëruar. Situata shqetesuese eshte edhe ne rajon, por dhe ne nivel boteror. Numri i pergjithshem i te infektuarve në nivel global arrin mbi 7 milion njerëz.

Një grup aktivistësh për ambient të pastër Stop Rusino, të revoltuar nga situata e krijur në deponine e Rusinos, kanë dale dhe kanë bllokuar rrugën me kamione që con drejt deponisë. Eko aktivistet bllokojnë për 24 orë rrugën drejt deponisë Rusino, dhe paraljmerojne qe bllokada do te zgjase per 10 ditet e ardheshme. Nga Ndërmarrja e Komunalecit decid- nuk ka alternative tjetër , tjetër lokacion nuk ka.