Latest Flash plugin version must be installed and enabled to play the video. Please click below to download and install.

Another solution is to use Google Chrome, Microsoft Edge, Safari or Opera - they do not need Flash plugin.

..




Ditari 1 - 04.08.2020

Ditari 1 në TVM2....

Shikime: ...

Date: 4-Gusht-2020

Kohëzgjatja: 00:28:46

Kanali: DITARI

Me 119 vota për dhe asnjë kundër u bë konstituimi i përbërjes së re parlamentare. Deri në zgjedhjen e kryetarit të ri të parlamentit, seancat do të udhëhiqen nga ish kryeparlamentari Talat Xhaferi.

Liderët politik prej sot dhe zyrtarisht filluan garën politike për formimin e shumicës së re qeveritare, 2 krerët politik nga blloku maqedonas Zaev dhe Mickovski optimist për formimin e shumicës, Në pritje të intensifikimit të bisedimeve edhe kreu I BDI-së, Ali Ahmeti. Nga koalicioni ASH-AAA për të filluar bisedimet janë në pritje të mandatarit të ri. Sot u mbajt takimi i parë mes kreut të LSDM-së Zoran Zaev dhe atij të PDSH-së Menduh Thaci, por pa detaje të hollësishme për rrjedhën e takimit.

Numri i të prekurve nga covid 19 është ulur dy ditëve të fundit. Të dhënat e sotme flasin se brenda 24 orëve të fundit janë regjistruar gjithsej 75 raste të re të infektuararve, 5 persona kanë vdekur kurse 136 raste regjistrohen si të shëruara.

Pas dy ditësh kërkime është gjetur trupi i djaloshit 16 vjeçtar që u zhduk në ujrat e liqenit të Prepës, në vendin turistik Pretor. Lajmin për gjetjen e trupit të pajetë të djaloshit e konfirmoi edhe kryetari i Resnjes.