Latest Flash plugin version must be installed and enabled to play the video. Please click below to download and install.

Another solution is to use Google Chrome, Microsoft Edge, Safari or Opera - they do not need Flash plugin.

..




Ditari 1 - 05.08.2020

Ditari 1 së bashku me Leunora Kaliqi...

Shikime: ...

Date: 5-Gusht-2020

Kohëzgjatja: 00:33:20

Kanali: DITARI

Tragjedi e paparë pas shpërthimit të fuqishëm i cili ndodhi mbrëmë në Bejrut. Nga shpërthimi mbetën qindra njerëz të vdekur mijëra të tjerë mbetën të plagosur dhe të shumë të zhdukur. Shpërthimi i fuqishëm ka lënë mbi 300 mijë njerëz pa kulm mbi kokë. Shkak i shpërthimit kanë qenë 2 mijë e 750 ton amonium të vendosura në depot ku për 6 vite të njejtat nuk janë mirëmbajtur. Në liban shpallen tre ditë zie kombëtare.

Në përpjekje për shumicën e re, kreu i LSDM-së ka vazhduar bisedimet me krerët e partive shqiptare. Zaev gjatë ditës ka takuar liderin e BDI-së dhe krerët e koalicionit ASH-AA. Pa shumë detaje nga LSDM thonë se bisedimet zhvillohen në përpjekje të formimit të qeverisë stabile.
Detaje nga takimet nuk japin as partitë shqiptare.Edhe kreu i VMRO – DPMNE-së ditëve në vijim do të fillojë bisedimet për shumicës parlamentare, por jo edhe me çdo kusht.

Nga gjithsej 120 deputetë, përbërja e re parlamentare numëron 43 deputete gra, prej të cilave 7 shqiptare. Deputetja më e re e kësaj përbërjeje është e moshës 23 vjeç. Opinionisja Dijana Toska për TVM2 thotë se gratë deputete duhet të shëndërrohen në një zë fuqishëm të jenë të unifikuara dhe të vetëdijësuara për realitetin.

Numri i të shëruarve nga virusi korona rritet karshi numrit të të infektuarve ndersa numri i te vdekurve akoma eshte i larte. Brenda 24 orëve janë regjistruar 88 raste të reja, 6 vdekje dhe 113 pacientë të shëruar. Shifra alarmante te infektimeve edhe ne Kosovë dhe Shqipëri. Në bote numri i të infektuarve ka kaluar mb 18 milionë njerëz, ndërsa 700 mijë prej tyre kanë vdekur.