Latest Flash plugin version must be installed and enabled to play the video. Please click below to download and install.

Another solution is to use Google Chrome, Microsoft Edge, Safari or Opera - they do not need Flash plugin.

..




Ditari 1 - 06.08.2020

Ditari 1 në TVM2....

Shikime: ...

Date: 6-Gusht-2020

Kohëzgjatja: 00:25:22

Kanali: DITARI

Partitë politike vazhdojnë negociatat për krijimin e shumicës së re parlamentare, e cila do të mundësonte edhe zgjedhjen e qeverisë së re. Nga LSDM kanë deklaruar se po punojnë për formimin e qeverisë stabile e cila do të punojë në interest të shtetit dhe qytetarëve. Edhe nga VMRO DPMNE thonë se po punojnë për krijimin e shumicës së re parlamentare por jo me çdo kusht.
SHBA-të presin partner të fuqishëm te qeveria e re e vendit. Kështu ka deklaruar përfaqësuesi i posaçëm i Departamentit amerikan të shtetit për Ballkanin Perëndimor Matthew Palmer, sipas të cilit qeveri duhet të jetë e angazhuar për të shfrytëzuar sa më shumë anëtarësimin në NATO, dhe të udhëheq vendin në rrugën për në BE.
Gjashtë të vdekur 113 të infektuar dhe 259 të shëruar, është raporti i 24 orëve të fundit sa i përket virusit korona në vend. 16 të vdekur dhe 196 të infektuar janë regjistruar në Kosovë. Në Shqipëri, janë regjistruar 6 të vdekur dhe 127 të infektuar. Ndërsa në nivel botëror numri i të infektuarve ka arritur në rreth 19 milion.
Numri i viktimave në Bejrut si pasojë e shpërthimit të para dy ditësh ka vazhduar të rritet. Autoritetet njoftojnë për 145 të vdekur dhe mbi 5 mijë të lënduar. Dyshohet se numri i viktimave mund të jetë shum më i madh pasi vazhdojnë kërkimet nën rrënoja. Në Bejrut ka filluar të arrijë edhe ndihma ndërkombëtare. Edhe kryqi i kuq në Maqedoninë e Veriut ka paralajmëraur një aksion humanitarë për Bejrutin.