Latest Flash plugin version must be installed and enabled to play the video. Please click below to download and install.

Another solution is to use Google Chrome, Microsoft Edge, Safari or Opera - they do not need Flash plugin.

..




Ditari 1 - 08.08.2020

Ditari 1 së bashku me Gazmend Kurtishin...

Shikime: ...

Date: 8-Gusht-2020

Kohëzgjatja: 00:26:25

Kanali: DITARI

Partitë politike vazhdojnë përpjekjet për të siguruar shumicës së re parlamentare. Nga LSDM dhe BDI kanë njoftuar se është arritur pajtueshmiri për disa çështje por jo edhe marrveshje për bashkëqeverisje. Edhe nga VMRO-DPMNE vazhdojnë përpjekjet për të siguruar shumicë parlamentare, ndërsa edhe Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa pretendojnë të jenë pjesë e qeverisë. Por Arianit Hoxha nga Lëvizja Besa vlerëson se jo të gjitha partite shqiptare duhet të jenë në qeveri, pasi shqiptarët patjetër duhet të kenë edhe parti opozitare.

Pas marrveshjes ndërpartiake për shumicën e re parlamentare pritet vazhdimi i seances konstituive, përkatësisht zgjedhja e komisionit për zjedhje dhe emrime dhe kryetarit të kuvendit, thot analisti politik Blerim Hyseni. Sipas tij nëse do të formohej një shumicë e re me 61 deputet, funksionimi i qeverisë do të ishte I vështirë, por ai poashtu thekson se vendi nuk guxon të mbetet pa opozitë, pasi opozita ka rol të theksuar në proceset politike.

Në Shkup u protestua sod me kërkesën për kthimin e përmbaruesve në kuadër të gjykatës, por u kërkua edhe veting ndaj gjyktësve. Paoshtu protestuesit kundërshtuan edhe vendimin e Komisionit Rregullator të Energjetikës për shtrejtimin e energjisë elektrike dhe shprehën mbështetje për protestat e para disa ditëve që u mbajtën në disa qytete të vendit kundër shtrenjtimit të energjisë eletrike.

Virusi korona ka hyrë edhe në spitalin e geriatrisë në Shkup, ku janë regjistruar 19 të infektuar. Në Kosovë janë regjistruar 12 pacientë të vdekur dhe 190 të infektuar, ndërsa në Shqipëri 124 të infektuar dhe 4 të vdekur.