Latest Flash plugin version must be installed and enabled to play the video. Please click below to download and install.

Another solution is to use Google Chrome, Microsoft Edge, Safari or Opera - they do not need Flash plugin.

..




Ditari 1 - 28.10.2020

Ditari 1 së bashku me Migena Gorencën...

Shikime: ...

Date: 28-Tetor-2020

Kohëzgjatja: 00:36:18

Kanali: DITARI

Gjendja po përkeqësohet, spitalet po mbushen e sistemi do ta ketë të vështirë të përballojë gjendjen. Por politikanët sërisht kalkuluan politikishtnë debatin rreth masave antikovid. Megjithë debatin në komisionin amë, kuvendi miratoi Ligjin për Mbrojtjen e Popullsisë nga Sëmundjet Infektive.
Qeveria thotë se po merr masa për të ulur ndotjen. Por autoritetet akuzojnë edhe qytetarët se përdorin lëndë joekologjike për ngrohje. Qytetarët përkujtojnë se është shteti ai që duhet të marë masa e të dënojë ndotësit.

MEPSO nuk ka ndërmend të diskutojë apo iniciojë korrigjim të çmimit të energjisë elektrike . Janë decid se për ulje cmimi nuk guxon të vendosë as politika. Drejtoresha e MEPSO-s përkujton se energjia elektrike nuk është masë sociale edhe përkundër faktit që ka subvencione për kategoritë me status social.

Pasi nuk arritën të dakordohen dje me kreun e Shkupit, zjarrfikësit sot mbajtën protestën e 3 qetë para zyrës së Shilegovit. Kërkojnë që ky i fundit tu përgjigjet me shkrim se nuk mund tua zgjidhë problemin . Paralajmërojnë se kërkesat e tyre do ia drejtojnë qeverisë . Nuk heqin dorë nga kompensimi prej 20% për rrezikshmërinë në punë.