Latest Flash plugin version must be installed and enabled to play the video. Please click below to download and install.

Another solution is to use Google Chrome, Microsoft Edge, Safari or Opera - they do not need Flash plugin.

..




Ditari 1 - 29.10.2020

Ditari 1 në TVM2 së bashku me Belinda Koka - Ademi...

Shikime: ...

Date: 29-Tetor-2020

Kohëzgjatja: 00:34:51

Kanali: DITARI

Për momentin nuk ka nevojë për gjendje të jashtëzakonshme dhe orë policore. Masat e deritanishme janë në drejtim të mbrojtjes së shëndetit të qytetarëve”, u konstatua në mbledhjen e sotme të Këshillit të Sigurisë i cili diskutoi për gjendjen me virusin korona.

Prej sot mbajtja e maskës në ambiente të hapura , është e detyrueshme që nga dalja nga shtëpia, Shumë qytetarë që kishin maska në fytyrë, thonë se është e vetmja gjë që na mbron nga mos infektimi, por kishte edhe nga ata që edhe pse mbanin maskën por e quanin të palogjikshme mbajtjen e saj në hapsira të hapura.

Propozim rebalanci i buxhetit për këtë vit u vu para deputetëve në seancë plenare në variantin final. Ministri i financave Fatmir Besimi, ftoi deputetët që të përkrahin buxhetin sepse mundësonë zbatimin e pakos së katër ekonomike për përballje me pasojat e epidemisë ndërsa për opozitën buxheti është jozhvillimor dhe i konceptuar keq.

Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria, meritojnë nisjen e bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Europian, por pandemia mund ti shtyjë, vlerëson Eurodeputetit Antonio Lopez Ustirisvajt. Por ekspertët dhe ish politikanët nga vendi ynë, theksuan se dy vendet kanë bërë mjaftueshëm që ta meritojnë fillimin e bisedimeve , edhe në kushte pandemie.