Latest Flash plugin version must be installed and enabled to play the video. Please click below to download and install.

Another solution is to use Google Chrome, Microsoft Edge, Safari or Opera - they do not need Flash plugin.

..




Ditari 1 - 30.10.2020

Ditari 1 në TVM2....

Shikime: ...

Date: 30-Tetor-2020

Kohëzgjatja: 00:36:55

Kanali: DITARI

Masat anti kovid pritet të japin rezultat për tre deri në katër javë, thot minsitri i shëndetësisë Venko filipçe. Por sipas tij ulje të numrit të personave të infektuar mund të presim vetëm nëse mbajmë maska dhe i respektojmë masat.
Sindikata e arsimit dhe shkencës kërkon nga Minsitria e arsimit të ndrërpres misimin me prani fizike që aktualisht zhvillohet nga klasa e parë deri në të tretën, për shkak të valës së re të virusit korona. Por ministreja e arsimit dhe shkencës thot se shkollat do të mbeten të hapura pasi nuk ka përhapje të virusit brenda në shkolla. Ndërkohë unioni i nxënësve të shkollave të mesme tërhiqet nga kërkesa për mësim të kombinuar me prani fizike dhe online për shkak të valës së re të virusit korona.
Në bazë të masave të reja anti kovid mbajtja e maskave është e obligueshme edhe në ambiente të hapura, por ende hasen qytetarë të cilët nuk i respektojnë ato, madje edhe në tregjet e vendit ku numri i qytetarëve është më i madh. Në tregun e Bitpazarit në Shkup mund të shihni qytetarë të cilët mbajnë maska dhe e respektojnë distancën, por edhe të atillë që nuk mbajnë maska pasi vazhdojnë të besojnë se virusi korona nuk egziston.
Një tërmet i fuqishëm prej 6.6 ballësh ka goditur Turqinë ndërsa ai është ndjerë edhe në Greqi. Më i goditur është qyteti turk i Izmirit prej ku njoftohet për të paktën 12 të vdekur, dhe qindra të lënduar. Ekipet e shpëtimit vazhdojnë të punojnë për nxjerrjen e njrëzve nga rrënojat e ndërtesae të rrënuara. Njoftohet edhe për dy viktima nga tërmeti në Greqi.