Latest Flash plugin version must be installed and enabled to play the video. Please click below to download and install.

Another solution is to use Google Chrome, Microsoft Edge, Safari or Opera - they do not need Flash plugin.

..




IN MEMORIAM - Ndërroi jetë spikerja e parë në TVM, Suzana Kaba

Pas një sëmundjeje të rëndë, sot, në moshën 71 vjeç, ndërroi jetë spikerja e parë e lajmeve në gjuhën shqipe në Televizionin e Maqedonisë, Suzana Kaba....

Shikime: ...

Date: 31-Janar-2019

Kohëzgjatja: 00:01:39

Kanali: MAQEDONI

Suzana Kaba lindi në 24 janar të vitit 1948. Në 17 prill të vitit 1967, kur filloi zyrtarisht emisioni informativ në gjuhën shqipe, redaktori i ndjerë, Murat Isaku, zgjodhi një vajzë të re 18 vjeç nga Tetova për të lexuar lajmet në Televizionin e Shkupit, siç quhej atëherë, ishte Suzana Kaba.

Në atë kohë Televizioni i Maqedonisë nuk kishte akoma një studio lajmesh dhe Suzana Kaba udhëtonte me avion dy herë në javë në Televizionin e Beogradit, ku lexonte lajmet dhe kthehej në Shkup.
Suzana Kaba për 32 vjet rresht ishte spikerja kryesore në Redaksinë shqipe, ndërsa programi shqip u zgjerua në minutazh, ku lajmet zinin vendin qendror.

Varrimi i së ndjerës, Suzana Kaba – Evrofsimovska, do të bëhet nesër në orën 12, në varrezat e Butelit.