Latest Flash plugin version must be installed and enabled to play the video. Please click below to download and install.

Another solution is to use Google Chrome, Microsoft Edge, Safari or Opera - they do not need Flash plugin.

..




Ditari 1 - 10.04.2021

Ditari 1 në TVM2....

Shikime: ...

Date: 10-Prill-2021

Kohëzgjatja: 00:26:06

Kanali: DITARI

32 viktima, 1092 raste të reja dhe 2003 të shëruar është bilanci nga covid 19 në 24 orët e fundit. Ndërkohë vazhdon imunizimi me vaksinat “Sputnik” i grupeve me prioritet edhe grupmoshave më e vjetër se 75 vjet. Apelohet për paraqitje masive.

Policia ka arrestuar gjashtë persona për trafikim të paligjshëm me drogë, në vlerë prej 800 mijë euro, me destinacion Greqinë dhe ka bastisur shtëpitë e tyre. VMRO – DPMNE thonë se në këtë proces është i përfshirë edhe një zyrtarë i lartë i MPB-së i afërt me LSDM-në. Në ndërkohë ambasada amerikane konfirmoi se operacioni teknikisht është ndihmuar nga Agjencia e Amerikane për luftë kundër drogës.

Partia Demokratike Shqiptare rikandidon Sadi Bexhetin për kryetar të komunës së Tetovës për zgjedhjet lokale që do të mbahen në tetor të këtij viti. Kreu i PDSH, Mendu Thaçi tha se pret bashkëpunim me të gjitha partitë, përveç BDI- së,që sipas tij është përgjegjëse për këto 8 vitet në Tetovë.

Në Bllacë në brezin ndërkufitar në mes të Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës , aty ku para 22 viteve kishte ndodhur dëbimi masiv i mbi 400 mijë kosovarëve si pasojë e veprimeve të dhunshme të forcave serbe, u shpalos Muri i Kujtesës dhe parku “Hasan Prishtina”