Latest Flash plugin version must be installed and enabled to play the video. Please click below to download and install.

Another solution is to use Google Chrome, Microsoft Edge, Safari or Opera - they do not need Flash plugin.

..




Ditari 1 - 14.04.2021

Ditari 1 në TVM2....

Shikime: ...

Date: 14-Prill-2021

Kohëzgjatja: 00:32:17

Kanali: DITARI

33 viktima, 949 raste të reja ndërsa 737 pacietë të shëruar është bilancinga covid në 24 orët e fundit. Ministri Filipçe thotë se numri i personave të infektuar me Kovid-19 po shënon ulje si rezultat i masave anti-Kovid. Sipas tij vaksinimi po rrjedh mirë, deri më tani janë vaksinuar afro 30 mijë qytetarë.

Rashkovski dorëhiqet nga pozita e Sekretarit të Qeverisë. Nga Qevria konfirmojnë se dorëheqjen e tij e ka pranuar kryeministri Zoran Zaev, ndërsa inkurajojnë institucioet që të kryejnë hetimet e duhura. Por dorëheqja e Rashkovskit nuk e ka kënaqur kreun e VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski. Sipas tij, dorëheqje duhet të japë e gjithë qeveria ndërsa Rashkovski duhet të përfundojë në burg.

Pakoja e pestë e masave, pëfundimisht kalon filtrin e komisionit për Financa dhe Buxhet dhe së shpejti pritet të vendoset në rend dite në seancë plenare. Deri më 30 prill do të mund të aplikojnë kompanitë dhe pronarët individual. Miratohet edhe ndihma e kategorive të rrezikuara të qytetarëve të cilët vitin e kaluar nuk arritën t’i marrin 6000 denarë.

Avokati i Popullit informon se një numër i madh i qytetarëve, nuk mund të realizojnë të drejtën e tyre për ndihmë dhe kujdes nga person tjetër meqë qendrat për punë sociale nuk i pranojnë dokumentacionet pa mendimin e 3 mjekëve specialist të cilët janë të angazhuar në përballjen me COVID 19. Avokati i popullit kërkon nga qendrat për punë sociale ti pranojnë kërkesat e qytetarëve.