Ditari 1 në TVM2....
Shikime: ...
Date: 5-Maj-2021
Kohëzgjatja: 00:32:06
Kanali: DITARI
Nëse na duhet të zgjedhim mes identitetit dhe BE-së do të heqim dorë nga BE. Kështu ka deklaruar kryemisnitri Zoran Zaev i pyetur të komentojë dekalratën e komisionerit për Zgjerim Oliver Varhelyi, se nisja e bisedimeve të anëtarësimit me BE-në, varet nga marrëveshja e Maqedonisë së Veriut me Bullgarinë. Edhe lideri i opozitës maqedonase Hristian Mickovski thot se vendi nuk mund të bëjë më koncesione kombëtare në rrugën euro inegruese.Ndërkohë Aleanca për Shqiptarët ka kriotikuar qeverinë për bllokimin e proceseve integruese.
Pas vendimit të mbrëmshëm të qeverisë prej sod ora policore do të fillojë nga ora 23, ndërsa kafiteritë dhe restorantet lejohet të punonë deri në 20:30, por v Xetëm në terasa. Misnitri i shëdnetësisë Venko Filipçe thot se vendimi për lehtësimin e masave u soll pas stabilizimit të gjendjes me epideminë dhe nëse vazhdon trendi i rënies do të ketë edhe lehtësime tjera. Ndërkohë vazhdon vaksinimi masiv I popullsisë. Nga ana tjetër në 24 orët e fundit njoftohet për 24 të vdekur dhe 323 të infektuar .
Në Shqipëri, Kosovë dhe trojet Shqiptare në Maqedoninë e Veriut po shënohet Dita e Dëshmorëve 5 Maji. Me këtë rast zyrtarë shtetërorë dhe politik bënë homazhe te varrezat e dëshmorëve. Në Shkup u mbajt edhe një akadei përkujtimore me çrast lideri i BDI-së Ali Ahmeti tha se për marrëveshjen e Ohrit çmimi ka qenë shumë i lartë, është marrëveshje e cila ndryshoj statusin politik dhe juridik të shqiptarëve në trojet e veta.
Eurokomisioneri për zgjerim Oliver Varheli, ka qëndruar për vizitë në Tiranë, ku krahas çështjes së pandemisë dhe sigurimit të vaksinave për Shqiprinë dhe vendet e ballkanit perëndimorë, ka folur edhe për proceset integruese. Por ai nuk ka dashur të prononcohet nëse do të ndahen apo jo rrugët e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë sa i përket fillimit të bisedimeve me BE-në.