Ditari 1 në TVM2....
Shikime: ...
Date: 8-Maj-2021
Kohëzgjatja: 00:28:27
Kanali: DITARI
Gjendja me përhapjen e virusit korona në vend po shkonë drejtë stabilizimit. Në 24 orët e fundit janë shënuar 12 viktima, 198 raste të reja, ndërsa 333 pacientë janë shëruar. Autoritetet shëndetësore ndërkohë njoftojnë se në Shkup dhe në gjashtë qytete tjera deri më tani janë vaksinuar 105 mijë qytetarë ndërsa 21 mij janë rivaksinuar. Qytetarët duan të imunizohen pa marrë parasysh se cila vaksinë iu ofrohet.
Kreu i VMRO DPMNE –së Hristijan Mickovski, akuzon persidentin Pendarovski për dyfytyrësi sa i përket të akuzuarve dhe të dënuarve për dhunën në Kuvend. Mickovski thotë se ai është hipokrit dhe nën ndikimin e mediave të afërta me LSDM-në. Por nga presidenca reagojnë se qëndrimet e shefit të shtetit për ngjarjet e 27 prillit janë shumë të qarta, dhe ato nuk varen nga takimi me Mickovskin.
Sindikata e pavarur e policisë në protestën e sotme u ankuan për presione dhe kushtet jo të mira punë. Protestuan edhe sindikata e shëndetësisë, arsimit dhe administratës publike ku shprehën kërkesat e tyre.
Infrastruktura rrugore për në qendrat kryesore turistike në vendin tonë, respektivisht për në Ohër dhe Strugë është në gjendje të mjerueshme, për shkak të ndërtimit të autostradës, "Nënë Tereza". Shoferët nga rajoni, si dhe një numër i madh i turistëve, thonë se rrugët janë të rrezikshme.