Latest Flash plugin version must be installed and enabled to play the video. Please click below to download and install.

Another solution is to use Google Chrome, Microsoft Edge, Safari or Opera - they do not need Flash plugin.

..




Ditari 1 - 09.05.2021

Ditari 1 në TVM2....

Shikime: ...

Date: 9-Maj-2021

Kohëzgjatja: 00:28:28

Kanali: DITARI

Është koha e fundit që vendi të fillojë negociatat për anëtarësim në BE, ka deklaruar zëvendës kryeministri për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov, me rastin e ditës së Evropës. Qytetarët e vendit janë të bashkuar rreth vlerave evropiane ka thënë me këtë rast kryemisnitri Zaev. Fillimin e negociatave e kërkojnë edhe partite opozitare VMRO dhe ASH. Nga ana tjetër euroambasadori David Geer thot se Brukseli e dëshiron hapjen e negociatave me RMV-në dhe Shqipërinë, por për këtë vendosin 27 vendet anëtare.

Zëvendës kryeministri i parë, Artan Grubi, ka deklaruar se Marrëveshja e Ohrit në thelbin e saj është një vlerë e Bashkimit Evropian. Kjo marrveshje ka kontribuar që Maqedoninë e Veriut ta ndjejë si shtetin e tij tha Grubi, në dskutimin me temë 20 vjet pas Marrëveshjes së Ohrit, Maqedonia e Veriut dhe rruga drejt BE-së.

Sot shënohet edhe Dita së fitores ndaj fashizmit, me çrast në fshatin Vratnicë të Tetovës, ambasadorja amerikane Bërns e shoqëruar nga kryemisnitri Zaev vendosën lule para përmendores së ngritur për nderë të pilotëve amerikan, avioni i të cilëve ishte rrëzuar në vitin 1944 në këtë rajon. Bërns dhe Zaev me këtë rast theksuan se partneriteti mes dy vendeve vazhdon të përforcohet.

Në 24 orët e fundit është ulur numri i kovid pacientëve në trajtim spitalorë, ndërsa nga 1993 testime të kryera janë regjistruar 135 raste pozitive derisa janë shëruar 298 pacientë. Njoftohet edhe për 14 të vdekur. Ministri i shëndetësisë Venko Filipçe nga ana tjetër është optimist se deri në fund të verës numri I të infektuarve mund të jetë minimal pasiqë mund të arrihet imunitet kolektiv me anë të vaksinimit.