Latest Flash plugin version must be installed and enabled to play the video. Please click below to download and install.

Another solution is to use Google Chrome, Microsoft Edge, Safari or Opera - they do not need Flash plugin.

..




DITARI 1 - 15.05.2021

Ditari 1 së bashku me Leunora Kaliqin...

Shikime: ...

Date: 15-Maj-2021

Kohëzgjatja: 00:31:18

Kanali: DITARI

Kryeministri Zoran Zaev ka komentuar vendimin e presidentit, Stevo Pendarovski që mos të dekretojë Ligjin për ndërtimet ilegale. Zaev ka sqaruar, se Ligji është përpiluar nga Qeveria gjatë vitit 2019, ndërsa risia është se objektet do të mundësohen të legalizohen për qytetarët e kategorisë sociale, dhe jo ndërtesat kolektive.

Në kryeqendër dhe disa qytete të vendit janë realizuar protesta, ku prindërit dhe nxënësit kanë kundërshtuar reformat në arsim, me të cilat parashihet digjitalizimi i librave shkollor. Protestuesit paralajmëruan mbajtjen e një referendumi për t'u dhënë mundësinë qytetarëve të shprehin qëndrimet dhe mendimet për reformat në arsim.

Bashkimi Evropian ta mbajë premtimin e dhënë ndaj Maqedonisë së Veriut dhe të krijojë kushte për miatimin e kornizës negociuese, thotë Kryeministri Zoran Zaev. Sipas tij Maqedonia e Veriut ka bërë gjithçka, dhe tani pret nga Bullgaria dhe Unioni Evropian të kryejnë obligimet e tyre. Njohësit e çështjeve eurointegruese ndërkohë nuk janë optimist se RVM do të fillojë bisedimet sipas pritjeve, sepse, Bullgaria po imponon kontestin si çështje primare, e jo si çeshtje biraterale.

Regjistrohet numër rekord i të shëruarve nga covid 19 në 24 orët e fundit. janë shënuar 2179 të shëruar, 112 raste të reja dhe 13pacientë të vdekur . Ndërkohë deri në fund të javës së ardhshme do të vaksinohen qytetarët e moshuar të regjistruar, së bashku me të gjithë ata që janë regjistruar shtesë deri me 30 Prill. Ministri Filipçe tha se nuk ka asnjë informacion në lidhje me keqpërdorimin e sistemit me terminet.