Latest Flash plugin version must be installed and enabled to play the video. Please click below to download and install.

Another solution is to use Google Chrome, Microsoft Edge, Safari or Opera - they do not need Flash plugin.

..




DITARI 1 - 16.05.2021

Ditari 1 së bashku me Leunora Kaliqin...

Shikime: ...

Date: 16-Maj-2021

Kohëzgjatja: 00:28:21

Kanali: DITARI

Kryetari i LSDM-së Zoran Zaev në kongresin e kësaj partie tha se subjekti i tyre është treguar i suksesshëm dhe ka zgjidhur probleme të rëndësishme për vendin që nuk janë zgjidhur për 30 vite. Sipas Zaevit partia e tij po sjell suksese të mëdha pasi ka trashëguar një sistem të rrënuar nga regjimi i ish kryeministrit Nikolla Gruevski.

Maqedonia e Veriut ka humbur një pjesë të kohës në mos sjelljen e ligjeve me prioritet, për shkak të bllokimit të punës së kuvendit nga opozita dhe gjendjes me pandeminë. Profesori universitar Bashkim Selmani vlerëson se nëse dy partitë politike të bllokut maqedonas politik i respektojnë marrëveshjet e fundit mund ta përmirësojë funksionalitetin e Kuvendit, në të kundërtën vendi duhet të shkoj në zgjedhje.

Korrupsioni në vendin tonë është mjaft i pranishëm në të gjitha institucionet apo strukturat shtetërore por për dallim prej viteve të kaluara tani organet përgjegjëse po marrin veprime konkrete në zbardhejn e rasteve të aferave korruptive, vlerëson ekpserti juridik Fadil Xhelili. Ai shpreson se edhe lëndët e hapura nga Komisioni për Parandalimin e Korrupsionit do të kenë epilog gjyqësor dhe të kthehet tek qytetarët besimi i humbur në drejtësi.

Gjatë 24 orëve 62 persona kanë rezultuar pozitiv me covid 19, janë shëruar 245 pacientë dhe 14 kanë vdekur. Ministria e Shëndetësisë njoftojn se termin për vaksinim kanë marrë të gjithë qytetarët mbi 40 vjeç nga Shkupi, të cilët deri më 30 prill kanë aplikuar për vaksinim përmes faqes së internetit vakcinacija.mk,. Qytetarët që nuk kanë marrë SMS porosi për konfirmim të terminit, Ministria e Shëndetësisë u bën thirrje të paraqiten te mjeku amë.