Latest Flash plugin version must be installed and enabled to play the video. Please click below to download and install.

Another solution is to use Google Chrome, Microsoft Edge, Safari or Opera - they do not need Flash plugin.

..




DITARI 1 - 11.06.2021

Ditari 1 së bashku me Belinda Koka Ademin...

Shikime: ...

Date: 11-Qershor-2021

Kohëzgjatja: 00:36:48

Kanali: DITARI

Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria marrin mbështetje nga SHBA-të për fillimin e bisedimeve me BE-në. Zëdhënësi i departamentit amerikan të shtetit Ned Prajs ka deklaruar se dy vendet duhet të fillojnë bisedimet me BE-në pa asnjë prolongim. Ndërkohë ambasadori bullgar në Shkup Angel Angelov thotë se bisedimet mes Sofjes dhe Shkupit po zhvillohen pa dëmtuar askënd dhe po bëhet gjithçka që është e mundur për arritjen e rezultatit pozitiv.

Trembëdhjet mijë e 452 maturantët në vend sod i janë nështruar provimit të dytët ë matures shtetërore. Edhe këtë vit numri më i madh i maturantëve ishin përcaktuar për provimin e gjuhës angleze. Rezultatet do të shpallen 30 ditë pas përfundimt të provimit të dytë esktern.

Gjendja me pandeminë në vend vazhdon të shkojë drejtë stabilizimit. Në kovid qendrat në vend aktualisht po trajtohen edhe 109 pacientë, derisa në 24 orët e fundit në klinikat e Shkupit janë pranuar vetëm 2 pacientë. Në Spitale po trajtohen 109 pacietë, nga 425 raste aktive.

Misnitri i Bujqësisë Arianit Hoxha dhe ai i financave Fatmir Besimi kanë bërë të ditur se modernizimi i bujqësisë në vend do të mbështetet me 50 milion euro. Pjesa më e madhe e këtyre mjeteve janë siguruar nga Banka Botërore, ndërsa do të përfitojnë bujqit, prodhuesit, tregtarët me pakicë por edhe konsumatorët.