Latest Flash plugin version must be installed and enabled to play the video. Please click below to download and install.

Another solution is to use Google Chrome, Microsoft Edge, Safari or Opera - they do not need Flash plugin.

..




Ditari 1 - 13.06.2021

Ditari 1 në TVM2....

Shikime: ...

Date: 13-Qershor-2021

Kohëzgjatja: 00:31:57

Kanali: DITARI

Sot, për herë të parë që nga 2 shtatori, nuk ka asnjë fatalitet të regjistruar nga Covid 19. Shpresëdhënës edhe numri i të infektuarve të rinj, vetëm 8 në 24 orë. 9 janë të shëruarit. Nesër pritet një sasi prej 30 mijë vaksinash “Sinovak”, donacion nga Turqia , për të vazhduar procesin e e imunizimit që uli ritmet ditëve të fundit për shkak të mungesës së vaksinave.

Mickovski, thotë se RMV është largë integrimit në BE dhe gishtin e drejtoi nga qeverisja aktuale. Paralajmëroi vazhdimin e protestave. Komisioni për Politikë të Jashtme në Kuvend, ka caktuar mbledhje për të mërkurën për të kërkuar sqarime nga ministri i jashtëm se cfarë bisedohet me Bullgarinë. Osmani thotë se ka agjendë tepër të ngjeshur por do përpiqet maksimalisht të arrijë në kohën e caktuar nga Milloshovski.

Ka ende kohë deri në mbajtjen e zgjedhjeve lokale por partitë kanë ndezur motorrët. Tashmë dihen emrat e disa prej kandidatëve që do të rikandidojnë edhe për një mandate shtesë. Ekspertët thonë se është mirë të mendohet për cilësi. Nuk ka kohë për ndryshime të modelit zgjedhor e si duket as vullnet për lista të hapura për këshilltarë.

Anëtarët e Partisë Demokratike të Shqipërisë, iu drejtuan sot kutive të votimit për të zgjedhur atë që do t’i udhëheqë në 4 viteve të ardhshme. Në garë për kreun e selisë blu, janë kryetari aktual Lulzim Basha dhe 3 sfidantët, Agron Shehaj, Edith Harxhi dhe Fatbardh Kadilli. Këta të fundit u ankuan për parregullsi të shumta në proces.