Latest Flash plugin version must be installed and enabled to play the video. Please click below to download and install.

Another solution is to use Google Chrome, Microsoft Edge, Safari or Opera - they do not need Flash plugin.

..




DITARI 1 - 14.06.2021

Ditari 1 së bashku me Belinda Koka Ademin...

Shikime: ...

Date: 14-Qershor-2021

Kohëzgjatja: 00:33:49

Kanali: DITARI

Në Bruksel po mbahet Samiti i NATO-s në të cilin do të përcaktohen e ardhmja e Aleancës deri në vitin 2030. Ky është Samiti i parë, në të cilin Maqedonia e Veriut merr pjesë si anëtare e plotfuqishme prandaj kryemisnitri Zoran Zaev e ka vlerësuar atë si Samit historik. Në Samit po merr pjesë edhe presidenti amerikan Xho Bajden, i cili i ka dhënë garanca Evropës se SHBA-të qëndrojnë pas sajë. Ndërsa Sekretari gjeneral i NATOS Stolltenberg do të vazhdojë të jetë e pranishme në Ballkan.

Komisioni për Sëmundje infektive bazuar në përmirësimin e gjendjes epidemiologjike në vend, i propozon qeverisë heqjen e orës policore por heqjen e kufizimit të numrit të pjesmarrëzve në dasma, ahengje dhe manifestime të ndryshme. Qeveria duhet të vendosë në mbledhjen e nesërme rreth propozimit.

Kreu i Strugës Ramiz Merko dhe Zëvendës kryemisnitri Artan Grubi, kanë njoftuar për prishjen e gjashtë platformave pranë liqenit. Grubi njëherit nga Struga i përkujtoi kreut të ASH-së Ziadin Sela humbjen nga Ramiz Merko në zgjedhjet e kaluara. Por nga aleanca për Shqiptarët kanë thënë se Merko dhe Grubi bënë një shoi mediatik dhe se në zonën e mbrojtur pranë liqenit nuk janë gjashtë por ka 65 ndërtime pa leje.

Në shkollat e mesme të vendit ka fillaur regjistrimi i nxënësve për vitin shkollorë 2021/2022. Në shkollat profesionale të cilat edhe pse ofrojnë profile atraktive me mundësi për punsim të shpejtë, edhe këtë vit vërehet interesim i ulët i nxënësve.