Latest Flash plugin version must be installed and enabled to play the video. Please click below to download and install.

Another solution is to use Google Chrome, Microsoft Edge, Safari or Opera - they do not need Flash plugin.

..




Ditari 1 - 27.07.2021

Ditari 1 në TVM2....

Shikime: ...

Date: 27-Korrik-2021

Kohëzgjatja: 00:31:55

Kanali: DITARI

Data e zgjedhjeve lokale mbetet e pandryshuar, pritet të mbahen më 17 tetor, deklaroi kryeministri Zaev. Duke mos dashur te komentoje deklarimet e presidentit bullgar Radev, kryeministri tha se RMV po vazhdon me procesin e evropianizimit, dhe per plotesimin e kritereve duhet te prononcohet Komisioni Europin, e jo pala bullgare.

Grafa e etnisë në leternjoftime tani per tani duket mision i pamundur. Kryeministri Zaev thote se nuk ka zgjidhje ligjore, nga Levizja Besa thonë se per kete propozim ligjor nuk ka kompromis. Epilogu pritet neser pas takimit Zaev-Kasami. Ne MPB 12 mijë aplikimet per leternjoftime të reja presin miratimin e ndryshimeve të ligjit.

Ne prag të shenimit te 20 vjetorit të Marrëveshjes së Ohrit, Qeveria organizoi Mbledhje tematike ku morën pjesë i gjithë kabineti qeveritar. Zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit ka qenë një nga prioritet e Qeverisë. Anetaret e kabinetit qeveritare thane se se kjo marrëveshje solli paqe dhe stabilitet në vend.

Restrikscione kunder covid-19 mund te kete në vjeshte, nese personat e pa vaksinuar paraqesin rrezik për popullaten, thote ministri i shendetesise Filipce. Filipce thote se procesi i vaksinimit po menaxhohet mire, Nga shtatori pritet mbyllja e punktit ne Sallen Boris Trajkovski. Imunizimi do te vazhdoje ne poliklinikat e vendit.