Latest Flash plugin version must be installed and enabled to play the video. Please click below to download and install.

Another solution is to use Google Chrome, Microsoft Edge, Safari or Opera - they do not need Flash plugin.

..




Ditari 1 - 29.07.2021

Ditari 1 në TVM2....

Shikime: ...

Date: 29-Korrik-2021

Kohëzgjatja: 00:36:12

Kanali: DITARI

Në samitin dyditorë në Shkup, Zaev, Rama dhe Vuçiq u dakorduan të thellojnë bashkëpunimin ekonomik dhe i kanë ftuar edhe shtetet tjera të Ballkanit të bëhen pjesë e kësaj iniciative. Kryemisnitri Zaev I b;ri ftes; Bullgarisë, derisa krzemisnitri Rama dhe presidenti Vuçiq i ftuan Kosovën, Malin e Zi dhe Bosnjhën. Por Qeveria e Kosovës thot se nisma nuk e ka përkrahjen e Republikës së Kosovës.

Kuvendi ka miratuar rezulutën e propozuar nga VMRO-DPMNE për linjat e kuqe në bisedimet me Bullgarinë. Rezulutës paraprakisht me anë të një amandamenti iu shtua edhe emri kushtetues, për të cilin opozita maqedonase ishte kundër. Pro rezulutës votuan edhe deputetët e partive shqiptare në pushtet dhe opozitë.

Kuvendi ka miratuar ndryshimet në ligjin për shtetësi, me të cilin synohet të paisen me shtetësi të MAqedonisë së Veriut qytetarët të cilët prej vitesh jetojnë në vend por u ishte mohuar kjo e drejtë. Propozim ligji ishte parashtruar nga opozita shqiptare ndërsa u harmonizua me qeverinë. Opozita maqedonase ishte kundër miratimit të këtoij ligji.

Raporti i 24 orëve të fundit sa i përket gjendjes me pandeminë njofton për 54 të infektuar. Kjo flet për trend në rritje të rasteve pozitive, pasi numri i rasteve aktive ka arritur në 401, nga më pak se 200 sa ishte ulur para disa ditësh. Trend në rritje të rasteve pozitive edhe në nivel botërorë.