Latest Flash plugin version must be installed and enabled to play the video. Please click below to download and install.

Another solution is to use Google Chrome, Microsoft Edge, Safari or Opera - they do not need Flash plugin.

..




Ditari 1 - 30.07.2021

Ditari 1 në TVM2....

Shikime: 14

Date: 30-Korrik-2021

Kohëzgjatja: 00:37:22

Kanali: DITARI 1

Kryediplomatja kosovare, Donika Gervalla Shvarc, ka realizuar vizitën e parë të saj në Shkup. Në fokus të takimit me ministrin e jashtëm Bujar Osmani ka qenë nevoja per inkluzivitet më të madh në inicijativat Rajonale. Osmani Ballkanin e Hapur, e cilesoi si një mundësi e mire për përmirësimin e biznesit rajonal, ndërsa ministrja Shvarc tha se inicijativat paralele me integrimin në BE janë të rrezikshme dhe joserioze ndaj Unionit.

Kryeparlamentari Talat Xhaferi ka deklaruar se zgjedhjet lokale do të mbahen më 17 tetor ndersa te njejtat do ti shpallë më datë 6 gusht
Ndersa per ligjin per shtetesi Xhaeri njoftoi se i njejti eshte dorezuar për dekretim, dhe nuk ka asnje arsye qe ligji te mos dekretohet nga ana e presidentit te shtetit.

Presidenti Pendarovski nuk do ti dekretoje ndryshimet në Kodin zgjedhor, nëse nuk rrespektohen rekomandimet e OSBE-së. Per presidentin eshte e papranueshme qe per kandidatet e pavarur duhet po aq nënshkrime sa per kandidataturen e nje presidenti. Kryeparlamentari Xhaferi nuk precizoi nëse ndryshimet do të mund të miratohen para shkuarjes se deputeteve ne pushim.

SHBA-të nuk e duan Sali Berishën si deputet në parlamentin e Shqipërisë. Ky eshte qëndrimi i SHBA-ve, që Lulzim Bashes ia ka përcjellur ambasadorja amerikane në Tirane Juri Kim. Do të ishte ironi historike dhe po aq tragjike nëse partia do duhej të hante bar për hir të një deputeti të saj. Ambasadorja amerikane tërthorazi kerkoi që PS pas kthimit në kuvend të demokratëve të ngrihet mbi interesat partiake.