Latest Flash plugin version must be installed and enabled to play the video. Please click below to download and install.

Another solution is to use Google Chrome, Microsoft Edge, Safari or Opera - they do not need Flash plugin.

..




Ditari 1 - 21.09.2021

Ditari 1 në TVM2....

Shikime: ...

Date: 21-Shtator-2021

Kohëzgjatja: 00:32:41

Kanali: DITARI

Nga Prokuroria Themelore Publike informojnë se hetimi po vazhdon për zbardhjen e rastit të shpërthimit të zjarrit në spitalin modular në Tetovë. Përveç dokumentacionit të gjërë, prokurorët janë duke i marr në pyetje personat e punësuar në institucionet kompentete që kanë kryer procedurën e prokurorimit publik dhe që kanë vendosur spitalet modulare si dhe anëtarët e familjes së viktimeve.
17 pacientë e kanë humbur betejën me Kovid-19 në vend në 24 orët e fundit ndërsa janë regjistruar edhe 554 raste të reja . Qetësohet ndërkohë situata Covid në Tetovë, dhe fatmirësisht nuk është regjistruar asnjë viktimë, ndërsa në Kumanovë një punëtorë i arsimit dhe 10 nxënës nga më shumë shkolla janë infektuar. Mjekët apelojnë se vaksinimi është e vetmja mënyrë për uljen e shifrave të infektimeve.
Enti Shtetëror i Statistikave, në raportin e fundit njofton se deri më tani janë regjistruar mbi 1milion e 132 mijë qytetarë, ndërsa në diasporë janë vetëregjistruar mbi 193 mijë persona. Mërgimtarët mund të regjistrohen edhe në vend, nga ndonjë anëtar i familjes që i ka të dhënat e duhura rreth tyre.
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka mbajtur shortin për renditjen e partive politike në fletëvotim në zgjedhjet e 17 tetorit. Një ditë para ditës së zgjedhjeve mund të votojnë edhe personat me vendim për izolim të cilët do të duhet të paraqiten në organet komunale zgjedhore, pesë ditë para ditës së zgjedhjeve. Nga Organizata joqeveritare Civil ndërkohë rekomandojnë që fushata të bëhet për tema lokale, politikanët të ndërpresin komunikimin e ashpër, ofendimet dhe shpifjet mes tyre.