Latest Flash plugin version must be installed and enabled to play the video. Please click below to download and install.

Another solution is to use Google Chrome, Microsoft Edge, Safari or Opera - they do not need Flash plugin.

..




Ditari 1 - 23.09.2021

Ditari 1 në TVM2....

Shikime: ...

Date: 23-Shtator-2021

Kohëzgjatja: 00:32:47

Kanali: DITARI

Vazhdon hetimi për tragjedinë në spitalin modular në Tetovë. Ministri në dorëheqje i shëndetësisë, pret përfundimin e tij e u përmbahet komenteve. Opozita maqedonase dorëzoi dy iniciativa në kuvend, të cilat u refuzuan për shkaqe teknike.

Për tre kategori, personat mbi 60 vjec, të gjithë punonjësit shëndetësorë pavarësisht moshës dhe të gjithë personat me gjendje imune të kompromentuar, rekomandohet të marrin një dozë të tretë vaksine. Doza e tretë, e cila do të jepet nga e hëna, duhet të jetë "Pfizer", pavarësisht se cila vaksinë është marrë më pare

Kandidatët e partive dhe të pavarurit, nënshkruan kodeksin etik përmes të cilit angazhohen për zgjedhje lokale korrekte dhe demokratike. KSHZ përkujton se për një process korrekt, të drejtat dhe liritë themelore të njeriut duhet të ushtrohen pa kufizime arbitrare. NDI apelon shmangjen e gjuhës së urrejtjes dhe diskriminimin. Deri mesnatën e sotme, në ueb faqen zyrtare, KSHZ duhet të publikojë listen e vetme të kandidatëve.

Furnizimet publike , shihen si gjeneratorë korruptivë. Revizorët gjithnjë e më tepër vërtetojnë parregullsi në cmimet në faturat për furnizime publike, policia e prokuroria janë tepër pasivë në hetimin e këtyre rasteve, ligjet anashkalohen ankohen organet përgjegjëse për dedektimin ekorrupsionit.