Latest Flash plugin version must be installed and enabled to play the video. Please click below to download and install.

Another solution is to use Google Chrome, Microsoft Edge, Safari or Opera - they do not need Flash plugin.

..




Ditari 1 - 24.09.2021

Ditari 1 në TVM2....

Shikime: ...

Date: 24-Shtator-2021

Kohëzgjatja: 00:30:03

Kanali: DITARI

VMRO - DPMNE nuk heq dorë nga formimi i Komisionit Anketues në Kuvend. Thonë se janë të gatshëm të dorëzoj kërkesë të re, me emrin e ri të shtetit vetëm që të mësohet dhe të del në shesh e vërteta për fatkeqësinë në Tetovë. Pushteti mbetet në qendrimin se përgjegjësia nga Komisioni Anketues , duhet të kërkohet pas përfundimit të hetimeve nga orgnet kompetente. Prokuroria për Ndjekjen e Krimit dhe Korrupsionit heton dokumentacionin e tenderimit ndërsa Prokuroria Themelore Publike shaqet e shpërthimit të zjarrit.

Betejën me virusin korona në 24 orët e fundit, e kanë humbur 18 persona ndërsa janë regjistruar edhe 525 raste të reja. Nga e hëna ndërkohë do të aplikohet doza e tretë e vaksinës Fajzer , për të gjithë qytetarët mbi moshën 60 vjec, për pacientët me imunitet të dobët dhe për të gjithë punonjësit shëndetësor pavarësisht moshës. Mjekët thonë theks i vecantë në këtë moment duhet t’i vihet personave mbi 56 vjeç të cilët nuk kanë marë asnjë dozë të vakasinës.

Vazhdon regjistrimi i popullsisë Enti shtetëror i Statistikës njëfton se deri më tani janë regjistruar 1 milion e 395 mijë persona në vend, ndërsa në diasporë janë vetregjistruar 195 477 persona. Enti Shtetëror i Statistikës nga e shtuna do të caktojë lokacione në komuna, që të regjistrojë edhe qytetarët të cilët nuk janë hasur në shtëpitë e tyre nga regjistruesit.

Policia Financiare ngriti kallëzim penal kundër kryetarit aktual të Petrovecit, katër personave të tjerë si dhe tre kompanive të cilët përmes pastrimit të parave, e kanë dëmtuar buxhetin e komunës për 31.84 milion denarë.