Latest Flash plugin version must be installed and enabled to play the video. Please click below to download and install.

Another solution is to use Google Chrome, Microsoft Edge, Safari or Opera - they do not need Flash plugin.

..




Ditari 1 - 28.05.2022

Ditari 1 në TVM2....

Shikime: ...

Date: 28-Maj-2022

Kohëzgjatja: 00:28:27

Kanali: DITARI

Çmimi i rrymës elektrike në vend nga 1 korriku pritet të rritet për minimum 10 për qind, thotë kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski. Ai për këtë fajëson Qeverinë, pasi siç thotë vendi importon rrymë elektrike ndërsa termocentralet në vend janë në gjendje të mjerueshme. Por ELM përgënjeshtron Mickovskin duke shtuar se është mbrojtëse e çmimit të rrymës elektrike dhe garant për parandalimin e rritjes së çmimeve për qytetarët .

Mospërfillja e opozitës nga ana e pushtetit për zgjedhje të parakohshme parlamentare ka shkaktuar nervozizëm tek VMRO-DPMNE e cila në vazhdimësi paralajmëron krijimin e krizës politike, duke e bllokuar edhe punën e Kuvendit dhe institucioneve tjera. Analisti politik Xhelili konsideron se zgjedhjet e parakohshme mund të ofrojnë formimin e një shumice më stabile parlamentare.

Rritet vetëdija e qytetarëve ndaj diskriminimit. Në katër muajt e parë të këtij viti qytetarët kanë parashtruar rreth 57 ankesa për diskrimimin pranë Komisionit për parandalimin dhe mbrojtjen nga diskriminimi.Dominojnë ankesat për mediat , ndërsa më të diskriminuara janë grupet e margjinalizuara.

Disa ekspertë të shquar të sëmundjeve infektive i bëjnë thirrje OBSH-së për vendime më të ashpra kundër lisë së majmunëve që është përhapur në të paktën 20 vende. Sipas tyre nuk duhet të përsërisin gabimet e hershme të pandemisë COVID-19 që vonuan zbulimin e rasteve, edhe pse lija e majmunëve nuk është aq e transmetueshme apo e rrezikshme sa COVID-i.