Latest Flash plugin version must be installed and enabled to play the video. Please click below to download and install.

Another solution is to use Google Chrome, Microsoft Edge, Safari or Opera - they do not need Flash plugin.

..




Ditari 1 - 30.07.2022

Ditari 1 në TVM2....

Shikime: ...

Date: 30-Korrik-2022

Kohëzgjatja: 00:29:45

Kanali: DITARI

VMRO-DPMNE vazhdon aktivitetet për referendumin kundër kornizës negociuese me BE-në. Kreu i kësaj partie Hristian Mickoski kërkon mbështje edhe nga partite tjera politike dhe presidenti Stevo Pendarovski. Ai shprehet i gatshëm që pyetja e referendumit të dakordohet edhe në takim liderësh. Por nga LSDM thonë se nuk do të mbështesin aktivitetet antieuropiane të Mickovskit.

Referendumi nuk mund të ketë sukses, ai është i vonuar, vlerëson politologu Xhenur Iseni. Madje sipas tij Mickoski dhe partia e tij për të mos u izoluar nga BE-ja, do të detyrohen të heqin dorë nga referendumi dhe të pranojë ndryshimet kushtetuese, për përfshirjen e etnisë bullgare në Kushtetutë.

Kryeministri Edi Rama ka dalur para mediave me ekipin e negociatave me Bashkimin Evropian, me çrast ka theksuar se këshilli ministror mbi çështjet evropiane do të adresojë problematikat që kanë të bëjnë me këtë process, me synimin që Shqipëria të fitoj edhe respektin në aspektin teknik të reformave.

Kryeministri Albin Kurti dhe Presidentja Vjosa Osmani-Sadriu janë kthyer nga vizita në SHBA, të cilën e vlerësuan ti të rëndësishme dhe frytshme. Si pjesë më të rëndësishme të vizitës ata e vlerësuan takimin me sekretarin Blinken dhe Marrëveshjen me MCC. Është biseduar edhe për mardhëniet Kosovë-Serbi, ndërsa Blinken nuk është interesuar fare për Ballkanin e Hapur.