Latest Flash plugin version must be installed and enabled to play the video. Please click below to download and install.

Another solution is to use Google Chrome, Microsoft Edge, Safari or Opera - they do not need Flash plugin.

..




Ditari 1 - 31.07.2022

Ditari 1 në TVM2....

Shikime: ...

Date: 31-Korrik-2022

Kohëzgjatja: 00:28:45

Kanali: DITARI

Referendumi i inicuar nga VMRO-DPMNE është jo relevant vlerëson kryemisnitri Dimitar Kovaçevski, ndrësa ftoi deputetët që për ndryshimet kushtetuese të vendosin duke pasur parasyshë interesin e qytetarëve, e jo në bazë të interesave partiake. Por VMRO sërish ka ftuar partite politike ti bashkangjiten nismës së tyre për referendum. Euro amabsadori Dejvid Gir nga ana tjetër thot se çështja e referendumit është e drejtë sovrane, por ka rikujtuar se pa ndryshimet kushtetutese do të ngecin negociatat e filluara me BE-në.

Në kuadër të turit të tij ballkanik kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez, por qëndron në Shkup. Ai me ceremony zyrtare u prit nga Kryemisnitri Dimitar Kovaçevski, i cili ka marr përkrahjen e homologut të tij spanjol për preceset integruese të vendit në BE.
Evropa e me atë edhe vendi ndodhet para një dimri tejet të vështirë, por qeveria po ndërmerr masat për ta bërë sa më të përballueshëm për qytetarët, ka deklaruar kryemisnitri Dimitar Kovaçevski. Masat e qeverisë do tu dedikohen kategorive më të rrezikuara, ndërsa detyra kryesore do të jetë të sigurohet energji e mjatueshme elektrike, ka thënë kryemisnitri.
Nga mesnata Kosova nis të aplikojë masën e reciprocitetit me Serbinë lidhur me dokumentet e ushëtimit, si dhe zëvendësimin e targave të lëshuara nga Serbia me ato RKS. Kryemisnitri i Kosovës Albin Kurti, ka mbledhur sot këshillin e sigurisë, ndërsa pas mbeldhjes ka thënë se gjithçka është gati që institucionet ta zbatojnë këtë masë që Serbia e zbaton ndaj kosovarëve prej 11 vitesh. Por kjo masë ka shkaktuar reagim të ashpër nga presideti serb Aleksandar Vuçiq.