Latest Flash plugin version must be installed and enabled to play the video. Please click below to download and install.

Another solution is to use Google Chrome, Microsoft Edge, Safari or Opera - they do not need Flash plugin.

..




Ditari 1 - 21.09.2022

Ditari 1 në TVM2....

Shikime: ...

Date: 21-Shtator-2022

Kohëzgjatja: 00:32:58

Kanali: DITARI

Një grup i partisë më të madhe opozitare VMRO-DPMNE- shpalosën nismën për rrëzimin e Mickovskit, pasi sipas tyre ai nuk arriti që ti mbrojë interesat kombëtare . Lideri I VMRO-së Mickovski, me kundërpërgjigje, se në partinë e VMRO-së nuk ka përcarje e as fraksione.

Euroambasadori Dejvid Gir, kumtoi se procesi i skriningur po ece mire , madje Unioni eshte I kenaqur me punen te cilen po ben ekipi I RMV-se I cili po qendron ne Bruksel që nga mesi i ketij muaji. Nën thjerzën e BE-së do të jetë sundimi i ligjit, menaxhimi me financat publike dhe reforma në administrate, ka deklaruar ambasadori I BE-se, per te shtuar se si process eshte maratonik dhe kerkon perkushtim te jashtezakonshem..

Cmimet ne treg, vazhdojnë të jenë të larta, dhe të pësojnë rritje. Të anketuarit thonë se cmimet janë në disproporcion me të ardhurat mujore, dhe e kanë shumë të vështirë furrnizimin e rregullt të amvisërive me prodhimet edhe pse të nevojshme për ngrënie. Qeveria vazhdon me masat për stabilizimin e cmimeve.

Presidenti Vladimir Putin shpalli mobilizim të pjesshëm dhe kerkoi masa urgjente për të mbrojtur njerëzit në Donbas dhe për clirimin e tokave ne Ukraine. Vendimin e kreut te Kremlinit, lideret boteror e vleresuan si kercenues, dhe paralajmërim për përshkallëzim të konfliktit. Nga OKB u be thirrje për ngritjen e një gjykate të posaçme për ndëshkimin e krimeve të Rusisë në Ukrainë.