Latest Flash plugin version must be installed and enabled to play the video. Please click below to download and install.

Another solution is to use Google Chrome, Microsoft Edge, Safari or Opera - they do not need Flash plugin.

..




Ditari 1 - 20.03.2024

Ditari 1 në TVM2...

Shikime: ...

Date: 20-Mars-2024

Kohëzgjatja: 00:31:00

Kanali: DITARI

Stevçe Jakimovski nuk pajtohet me përfshirjen e tij në listën e zezë amerikane. Ai kërkon të zvillohen hetime ndaj tij. Në këtë temë janë përplasur LSDM dhe VMRO-DPMNE. Ndërsa Avokatit Elenko Milanov thot se të përfshirit në listën e zezë amerikane mund të sanksionohen edhe me ligjin ekzistues të vendit.
Shtatë kandidat i kanë dorëzuar brenda afatit në KSHZ, kandidaturat për president të shtetit. Pas dorëzimit të kandidaturave në KShZ rrjedh afati 24 orësh për kontrollin e kandidatëve nëse ata i plotësojnë kushtet për të qenë zyrtarish kandidatë për President.
Kryemisnitri Talat Xhaferi ka vizituar Shkollën Fillore Todor Janev në komunën e Çashkës, ku pati protesta kundër paraleles shqipe. Kryemisnitri tha se aktualisht nxënësit shqiptaër po ndjekin mësimin në gjuhën amtare dhe paralelisht po punohet në procedurat për ndërtimin e shkollës së re për nxënësit shqiptarë. Shkolla e re do të jetë më afër vendbanimit të nxënësve thot ministri i arsimit Jeton Shaqiri.
Kolla e madhe vazhdon të jetë present në vend. KAtualisht në klinikën e fëmijëve Kozle në trajtim spitalor ndodhen 4 foshnje, ndërsa ndihmë mjeksore kërkojnë edhe fëmijë të moshës shkollore thonë mjekët. Nga KSI përsërisin apelin për vaksinim.