Latest Flash plugin version must be installed and enabled to play the video. Please click below to download and install.

Another solution is to use Google Chrome, Microsoft Edge, Safari or Opera - they do not need Flash plugin.

..




Ditari 1 - 21.03.2024

Ditari 1 në TVM2......

Shikime: ...

Date: 21-Mars-2024

Kohëzgjatja: 00:32:01

Kanali: DITARI

OSBE/ODIHR do të vëzhgojë zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare me një ekip kyç prej 12 ekspertësh ndërkombëtarë në Shkup nga 12 vende pjesëmarrëse. Përveç ekipit kryesor, ata do të kenë edhe një grup prej 20 vëzhguesish afatgjatë, të cilët do të vendosen në disa qytete. 300 vëzhgues të tjerë afatshkurtër do të mbërrijnë pak para zgjedhjeve.

Koalicioni VLEN nuk do të jetë pjesë e asnjë qeverie e cila nuk do ti mbështes ndryshimet kushetetuese, thotë kandidati presidencial I këtij koalicioni Arben Taravari. Ndërkohë nga BDI pretendojnë se do të jenë fituesi absolut te elektorati shqiptar në Maqedoninë e Veriut.

Me kollën e keqe deri më tani janë regjistruar 200 persona, prej të cilëve numri më I madh janë fëmijë. Përveç epidemisë me kollën e madhe vendi mund të rrezikohet edhe me epideminë e fruthit . Nga Komisioni për sëmundje infective u bëjnë thirrje prindërve që ti vaksinojnë fëmijët e tyre që të parandalohet përhapja e infeksioneve dhe të fitohet imunitet kolektiv.

Mbrojtja e ambientit mbetet prioritet për autoritetet vendase por dhe organizatat e huaja në vendin tonë. Ata përkrahin idetë e të rinjëve që kanë të bëjnë me mbrojtjen e ambientit dhe idetë inovative në ekologji.