Latest Flash plugin version must be installed and enabled to play the video. Please click below to download and install.

Another solution is to use Google Chrome, Microsoft Edge, Safari or Opera - they do not need Flash plugin.

..




Ditari 1 = 22.03.2024

Ditari 1 në TVM2......

Shikime: ...

Date: 22-Mars-2024

Kohëzgjatja: 00:25:26

Kanali: DITARI

Mbrëmë në lagjen Zhelezarë të Shkupit është gjetur i vdekur nga plagët me thikë një mjek i moshës 67 vjeçare. Atë e ka gjetur të vdekur djali i tij, ndërsa në vendin e ngjarjes ka dalur prokurori kujdestarë dhe policia, si dhe mjekët e ndihmës së shpejtë të cilët kanë konstatuar vdekjen. Reagojnë Shoqata e mjekëve privat dhe Oda e mjekëve.
KSHZ-ja tanimë ka konfirmuar shtatë kandidaturat për president të vendit, por partite politike janë në përgaditje e sipër edhe të, listave të kandidatëve për deputet. LSDM dhe VMRO-DPMNE kanë paralajmëruar se gajtë vikendit do të vendosin për listat për deputet. Edhe në kampin shqiptarë këtyre ditëve pritet kompletimi i listave.
Personat me nevoja të veçanta kërkojnë nga KSHZ dhe institucionet tjera tu mundësohet qasje në vendvotime, që në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare të mund të shfrytëzojnë të drejtën e votës. Nga Polio Plus theksojnë pengesat për qasje në vendvotime, por edhe vështërsitë në informim pasi mungon informimi në gjuhën e shenjave.
Liderët evropian thonë se zgjerimi i BE-së mbetet interes strategjik. Kryetarja e Komisionit Euopian Ursula Vond Der Leyen propozon të ndryshohet mënyra e deritanishme me të cilën BE i pranon anëtarët e ri në BE.