Latest Flash plugin version must be installed and enabled to play the video. Please click below to download and install.

Another solution is to use Google Chrome, Microsoft Edge, Safari or Opera - they do not need Flash plugin.

..




Ditari 1 - 20.11.2022

Ditari 1 në TVM2....

Shikime: ...

Date: 20-Nëntor-2022

Kohëzgjatja: 00:26:06

Kanali: DITARI

Rruga e vendit drejt BE-së kërkon unitet mes pushtetit dhe opozitës si dhe vepra konkrete. Kështu vlerësojnë raportuesi për Maqedoninë e Veriut në Parlamentin Evropian Ilhan Kuçuk dhe kryetari i rrjetit Liberal në Evropën Juglindore, Roman Jakiq, të cilët apelojnë që edhe LSDM edhe VMRO DPMNE të deklarohen se anëtarësimi në BE është përcaktim strategjik.

Partitë në pushtet BDI dhe LSDM po zhvillojnë bisedime me Aleancën për Shqiptarët për tu bërë pjesë e qeverisë. Këtë e ka konfirmuar kreu i BDI-së Ali Ahmeti, duke theksuar se ende nuk janë biseduar detajet për ndarjen e resorëve, por bisedimet janë në rrjedhë e sipër.

Opozita duhet të ketë qasje më konstruktive për vazhdimin e rrugës eurointegruese, vlerëson analisti politik Ismet Ramadani. Ai njëherit vlerëson se kreu i VMRO-së Mickoski me kalimin e kohës do të zbus qëndrimin, duke vendosur kushte të cilat mund të realizohen dhe deputetët e kësaj partie do të votojnë ndryshimet kushtetuese.

Ministria e jashtme ka prezentuar proektin e ri për digjitalizimin e shërbimeve konsullore për diasporën. Ky proekt ka për qëllim lehtësimin e shërbimeve konsullore në 52 shërbime diplomatike dhe konsulore, ku në mënyrë online do të mund të aplikohet për 11 dokumente.