Latest Flash plugin version must be installed and enabled to play the video. Please click below to download and install.

Another solution is to use Google Chrome, Microsoft Edge, Safari or Opera - they do not need Flash plugin.

..




Ditari 1 - 30.10.2024

Ditari 1 në TVM2...

Shikime: ...

Date: 30-Tetor-2024

Kohëzgjatja: 00:30:25

Kanali: DITARI

TOP LAJMET
Komisioni Evropian ka publikaur raportin e progresit për Maqedoninë e Veriut, në të cilin theksohet obligimi për ndryshimet kushtetuese dhe realizimi i reformave. Euro ambasadori Mihajjl Rokas i ka dorëzuar raportin kryeministrtit, Hristijan Mickoski. Ky i fundit ka thënë se brenda dy mujash të kësaj qeverie që janë përfshirë në raport nuk janë bërë çudira, por si kryeministër, e dinë se duhen hapa kyçe përpara, reforma kyçe dhe lufta kundër krimit dhe korupsionit. Progres raportin euro ambasadori ia ka dorëzuar edhe kryeparlamentarit, Afrim Gashi.

Kryeministri Hristijan Mickoski është kundër nisjes së procedurave për ndryshimet kushtetuese, para se të formohet qeveria në Bullgari. Një veprim i tillë i njëanshëm do të nënkuptonte rrezikimin e plotë të integrimit evropian të shtetit, thot kryemsintiri.

Gjykata Kushtetuese ka pranuar nisma të shumta si nga qytetarë, ashtue dhe nga parti politike për të vlerësuar kushtetueshmërinë e ligjit që rregullon përdorimin e gjuhës shqipe. Nga Gjykata sqarojnë se iniciativat kontestojnë në tërësi ligjin në fjalë.

Në mesin e 730 vendbanimeve shqiptare që u shkatrruan në periudhën e vitit 1912-të, ishte edhe fshati Barrë që ndodhet mbi fshatin Mojancë të Komunës së Haraçinës. Ky fshat aso kohe u shkatërrua në tërësi nga forcat serbe, të cilat e masakruan dhe dëbuan popullsinë lokale. Por 112 vite pas, trashëgimtarët e banorëve të mbijetuar, u kthyen për të vendosur një pllakatë përkujtimore për të përkujtuar shkatërrimin e fshatit dhe banorët e masakruar.