Latest Flash plugin version must be installed and enabled to play the video. Please click below to download and install.

Another solution is to use Google Chrome, Microsoft Edge, Safari or Opera - they do not need Flash plugin.

..




Ditari 1 - 10.12.2024

Ditari 1 në TVM2...

Shikime: ...

Date: 10-Dhjetor-2024

Kohëzgjatja: 00:29:34

Kanali: DITARI

TOP LAJME

Ambasadorja amerikane, Angela Aggeler, pret veprime konkrete nga institucionet e vendit pas vendosjes në listën e zezë amerikane të ish zëvendës kryeministrit Artan Grubi dhe gjykatësit të apelit Enver Bexheti. Edhe presidentja e shtetit Siljanovska Davkova, Kryemsinitri Mickoski dhe zëvendës kryemisnitri Mexhiti kërkojnë reagimin e gjyqësori. Ndërsa nga BDI thonë se respektojnë vendimin amerikan dhe nuk heqin dorë nga bashkëpunimi me SHBA-të.

Nën dyshimin për keqpërdorim të thirrjes publike për blerjen e aditivëve, me çrast është shkaktuar dëm prej 6.5 milionë eurosh, policia në koordinim me Prokurorinë për Ndjekjen e Krimit të organizuar dhe korrupsionit, që në orët e hershme të mëngjesit është vënë në kërkim të 29 personave fizikë dhe 4 persona juridikë nga Velesi, Negotina, Manastiri, Kërçova dhe Shkupi. Kryemsinitri Mickoski ka deklaruar se janë arrestuar 23 persona, ndërsa në kërkim është edhe Ish-drejtori i EMV-së Vasko Kovaçevski i cili ndodhet jashtë vendit.

Gjykata Kushtetuese nesër pritet të mbaj mbledhjen e paralajmëruar për shqyrtimin e nismave që kontestojnë ligjin e gjuhëve. Duke komentuar deklaratën e liderit të BDI-së, Ali Ahmeti, nga tenda e vendosur para gjykatës, Presidentja e shtetit Gordana Siljanovska Davkova, ka apeluar te liderët e partive politike që të përmbahen nga komentet. Ndërkohë lideri i BDI-së Ali Ahmeti ka udhëtuar drejtë Tiranës, ku është pritur nga kryetarja e Kuvendit shqiptar Elisa Spiropali. Kjo e fundit ka deklaruar se gjuha shqipe dhe të drejtat e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut duhet të jenë të pakthyeshme. BDI po manipulon me opinionin thonë nga kualicioni VLEN.

Në kuvendin republikan ka filluar sot debati rreth propozim buxhetit për vitin e ardhshëm, që rëndon 6.5 miliard euro. Pushteti thot se se buxheti është zhvillimorë dhe i mbështetur me investime. Por këtë qëndrim nuk e ndanë opozita, sipas të cilës buxheti është jo real dhe gjeneratorë i borxheve të reja.