Latest Flash plugin version must be installed and enabled to play the video. Please click below to download and install.

Another solution is to use Google Chrome, Microsoft Edge, Safari or Opera - they do not need Flash plugin.

..




Ditari 1 - 12.12.2024

Ditari 1 në TVM2...

Shikime: ...

Date: 12-Dhjetor-2024

Kohëzgjatja: 00:30:19

Kanali: DITARI

TOP LAJMET
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese që të konsultohet me ekspertë të fushës, prëmes një seance përgaditore, ka ngjallur reagimet e partive politike. BDI ka kërkuar dorëheqjen e kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Darko Kostadinovski, duke cilësuar deklaratën e tij si skandaloze dhe të papranueshme. Megjithatë nga VLEN theksojnë se nëse dikush duhet të jep dorëheqje, ajo është udhëheqsia e BDI-së.

Ish-zëvendëskryeministri Artan Grubi, i cili u fut në listën e sanksioneve të Departamentit Amerikan të Shtetit, ka njoftuar se ka marrë vendim që të tërhiqet nga jeta publike. Por nga koaliconi VLEN, thonë se e kanë të qartë se sa i pastërt është Artan Grubi, teksa kanë kritikuar edhe Ali Ahmetin. E nga VMRO- DPMNE thonë se nuk mjafton që Grubi të ik nga politika, por të kthejë paratë për të cilat dyshohet.

Prokuroria vijon hetimet për rastin “Aditiv”. Për nëntë persona është caktuar masa e paraburgimit. Policia është në kërkim të ish-drejtorit të EMV-së. Pushteti dhe opozita ka akuza dhe kundërakuza në këtë drejtim.

Me vendim të qeverisë Shporta e Vitit të Ri do të nisë më 15 dhjetor dhe do të zgjasë deri më 15 janar të vitit të ardhshëm dhe përfshin mbi 700 produkte. Nga Inspektorati Shtetëror i Tregut thonë se po kontrollojnë çmimet aktuale të produkteve që do të jenë në shportën e Vitit të Ri. Ndërkohë LSDM ka akuzuar se çmimet e produkteve në treg po vazhdojnë të rriten.