Ditari 1 në TVM2...
Shikime: ...
Date: 13-Dhjetor-2024
Kohëzgjatja: 00:31:22
Kanali: DITARI
TOP LAJMET
Hetues nga Qendra e hetuesisë në Prokurori, kanë marë nga Këshilli Gjyqësor të gjitha shkresat lidhur me procedurat për vërtetimin e përgjegjësisë së gjykatësve të cilët kanë vepruar në lëndën e njohur në publik si "Target dhe Fortesa".
BDI ka akuzuar pushtetin aktual për skandale, krim dhe korrupsion prandaj edhe ka kërkuar zgjedhje të parakohshme. Mirëpo, kryeministri Mickoski konsideron se kërkesa ka për qëllim defokusimin e opinionit nga përgjegjësia e ish zyrtarëve.
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka asgjësuar rreth dy tonë ushqim të pasigurtë, përkatësisht ushqim me afat të skaduar. Gjoba për operatorët dhe për personat përgjegjës.
Banka Botërore rekomandon rritjen e TVSH-së për 1% përkatësisht nga 18% sa është aktualisht në 19%. Por nga Drejtoria e të Ardhurave Publike deklarojnë se nuk mendohet për rritje të TVSH-së.