Ditari 1 në TVM2...
Shikime: ...
Date: 11-Shkurt-2025
Kohëzgjatja: 00:26:22
Kanali: DITARI
TOP LAJMET
Një i vdekur, dy të plagosur dhe katër të arrestuar është bilanci i të shtënave me armë zjarri që ndodhi mbrëmë vonë në lagjen e Fushë Topanës, konfirmojnë nga Ministria e Punëve të brendshme. Prokuroria Publike ka bërë të ditur se janë marrë provat dhe një kopje e video survejimit dhe po punohet në zbardhjen e plotë të rastit
Maqedonia e Veriut ka shënuar rënie prej 2 pikësh nga viti i kaluar dhe një rënie prej 12 vendesh në matjen e Perceptimit të Korrupsionit të Transparency International për vitin 2024. Këto rezultate janë si pasojë e e mosndëshkimt të korrupsionit në nivel të lartë, ngadalësia e Prokurorisë, skandalet në Këshillin Gjyqësor si dhe injorimi i nismave të Komisionit Kundër Korrupsionit. Qeveria kërkon shkarkimin e prokurorit të shtetit, Ljupço Kocevski.
Në Maqedoninë e Veriut do të ketë investime të reja në energjetikë. Elektranat e Maqedonisë së Veriut dhe Banka Gjermane për Zhvillim nënshkruan një marrëveshje kredie. Me 55 milionë euro do të ndërtohet termocentrali fotovoltaik në Manastir dhe faza e dytë e projektit të parkut të erës së Bogdancit. Kryeministri Hristijan Mickoski tha se këto kapacitete do të prodhojnë energji elektrike për rreth 20 mijë amëvisri.
Pas dy bojkotimeve të tregjeve, qeveria ka vendosur të kufizojë marzhet në 10 për qind në tregtinë me shumicë dhe pakicë. Zëdhënësja e Qeverisë Marija Miteva tha se ky vendim është marrë në bazë të një raporti të Inspektoratit Shtetëror të Tregut.