Ditari 1 në TVM2...
Shikime: ...
Date: 13-Shkurt-2025
Kohëzgjatja: 00:33:51
Kanali: DITARI
TOP LAJMET
Partia në pushtet ka vazhduar me thirrjet për dorëheqjen e prokurorit të shtetit Ljupço Kocevski. Nga kjo parti, theksojnë se Kocevski është përgjegjës për strehimin e kriminelëve politikë nga LSDM dhe BDI. Por nga LSDM thonë se me ndërrimin e anëtarëve të Këshillit Gjyqësor dhe iniciativën për shkarkimin e prokurorit publik Qeveria nuk po zbaton reforma, por synon partizimin e gjyqësorit.
Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, është pro ndryshimit të stemës shtetërore, që është inicuar nga kryeministri Hristijan Mickoski, por ai thekson nevojën e krijimit të një pakoje të ndryshimeve ku do të përfshihej edhe himni shtetërorë dhe avancimi i të drjetave të shqiptarëve. Ndërkohë Partia Liberal Demokratike ka dalur me propozim për vendosjen e rrëqebullit në stemën e re shtetërore, si një specie e njohur, karakteristike për vendin.
Kryeministri Hristijan Mickoski ka bërë të ditur se qeveria pritet të sjell vendim për kufizimin e marzhës për tregtinë me pakicë dhe shumicë në 10 %. Kjo masë synon uljen e çmimit të produkteve, ndërsa do të jetë në fuqi deri në fund të muajit prill. Por kreu i LSDM-së, Venko Filipçe, thotë se masa e qeverisë nuk do të ketë efekt në uljen e çmimeve, propozon uljen e TVSH-së.
Pas bisedave telefonike mes presidentit amerikan Donald Trump dhe atij rus Vlladimir Putin, ku është rënë dakord për të nisur bisedimet për paqe në Ukrainë, është caktuar një ekip amerikan për negociata. Por Ukraina dhe Evropa thonë se nuk duhet të përjashtohen nga bisedimet për paqe.