Ditari 1 në TVM2...
Shikime: ...
Date: 8-Maj-2025
Kohëzgjatja: 00:43:47
Kanali: DITARI
TOP LAJMET
Gjykata e Apelit rrit dënimet me burg për 4 të dënuarit në rastin e aksidentit tragjik të autobusit të kompanisë “Durmo Turs”, në Llaskarcë të Shkupit, ku humbën jetën 16 persona. Pronarit të “Durmo Turs”, Durmish Beluli, Gjykata e Aplelit i shqiptoi dënim prej 10 vitesh burg, gjegjëisht gjashtë vitë me shumë nga dënimi që i kishtë shqiptuar shkalla e parë. Dënimin më të madh prej 14 vitesh burg i është shqiptuar shoferit të autobusit, Manoil Trifunovski.
Vazhdon procesi hetimorë për tragjedinë në Koçan. Prokurori Republikan, Lupço Kocevski, nuk e përjashton mundësinë e zgjerimit të hetimeve, ndërsa mohon pretendimet për hetime selektive. Ai poashtu thotw se Prokurori Republikan nuk ka pasur kurfarë presione ose kërcënime lidhur me këto hetime.
Përplasjet në skenën politike në vend nuk kanë të ndalur. Nga koalicioni VLEN kanë deklaruar se Arben Taravari i ka ditët e numruara në postin e minsitrit, ndërsa kanë thënë se Zv.Kryeministri, Arben Fetahu, dallon nga Taravari. E ky i fundit ka vazhduar me kritikat ndaj BDI-së, edhe pse Taravari nuk ka përjashtuar mundësinë e bashkëpunimit në zgjedhjet lokale. Edhe BDI ka lëshaur kritika në adresë të koalicionit VLEN. Ndërsa përplasje ka pasur edhe ndërmjet LSDM-së dhe Lëvizjes “E di”.
Pas përfundimit të masës qeveritare në fund të prillit për kufizimin e marzhës për produktet bazë, qytetarët kanë frikë se çmimet mund të shtrenjtohen. Ata madje ankohen se edhe çmimet aktuale janë të pa përballueshme. Edhe tregtarët në tregun e Bitpazarit thonë se çmimet janë të larta, por ka ulje të çmimit të perimeve.