Latest Flash plugin version must be installed and enabled to play the video. Please click below to download and install.

Another solution is to use Google Chrome, Microsoft Edge, Safari or Opera - they do not need Flash plugin.

..




Ditari 1 - 09.05.2025

Ditari 1 në TVM2...

Shikime: ...

Date: 9-Maj-2025

Kohëzgjatja: 00:39:18

Kanali: DITARI

TOP LAJMET
Evropa sot shënon 9 Majin - Ditën e Fitores ndaj Fashizmit. Në Shkup u përkujtuan heronjtë, që flijuan jetën për liri dhe paqe. Zyrtarët theksuan se kjo rrugë është zgjedhje e vlerave - paqes, drejtësisë dhe lirisë. Në këtë ditë udhëheqësit evropianë ritheksuan përkushtimin për paqe, siguri dhe unitet, me fokus të veçantë në mbështetjen për Ukrainën.

MPB ka arrestuar shtetasin turk K.K, i cili dyshohet për vrasjen e bashkëqytetarit të tij E.O. në një kafene në Shtip. Së bashku me katër bashkëpunëtorë, ai tentoi të arratisej, por u kap pranë pikës pagesore “Milladinov”. Është sekuestruar arma e krimit dhe po vazhdojnë hetimet. Shkaqet e vrasjes ende mbeten të panjohura.

Bëhen plot 10 vjet nga ngjarja që tronditi, jo vetëm Kumanovën, por gjithë shtetin.
Një përplasje e armatosur në Kumanovë, midis forcave policore të vendit dhe një grupi të armatosur, la si pasojë 8 policë të vrarë, 37 të tjerë të plagosur dhe 10 persona të vrarë nga grupi i armatosur. Ka reaguar koalicioni VLEN.

Rreth 20 mijë vullnetarë morën pjesë në “Pastrimin Gjeneral të Fundjavës”, aksionin më të madh ekologjik në Ballkan. Aktiviteti u zhvillua në 500 lokacione, përfshirë edhe Akvaduktin e Shkupit. Më shumë se 600 organizata u angazhuan, duke dërguar mesazhin e rëndësisë së ruajtjes së natyrës. Iniciativa synon të bëhet traditë e qëndrueshme mjedisore.