
Ditari 1 në TVM2...
Shikime: ...
Date: 8-Qershor-2025
Kohëzgjatja: 00:23:28
Kanali: DITARI
TOP LAJMET
Të lënduarit e tragjedisë së Koçanit do të përkujdesen dhe rehabilitohen në një pushimore nën pronësi të MPB–së, e cila do të jetë në dispozicion të Ministrisë së Shëndetësisë. Nga qeveria njoftojnë se po bëhet edhe plani detajues operativ i cili do të japë edhe efekt social dhe psikologjik.
Propozimi qeveritar që Azir Aliu të zgjidhet ministër i ardhshëm i Shëndetësisë në vend të Arben Taravarit, dhe Albrim Hoxha zëvendësministër i Bujqësisë në vend të Flakron Bexhetit, nesër do të gjendet para deputetëve. Nga VMRO-DPMNE presin që debati të kalojë në mënyrë konstruktive. Nga LSDM thonë ministri i ri i Shëndetësisë do ta çojë sistemin shëndetësor në kolaps.
Vazhdon trendi i rritjes së çmimit të banesave, por edhe interesimi për blerjen e tyre është i lartë për shkak të migrimit nga fshati në qytet, investimeve nga diaspora dhe blerjeve nga të huajt. Kryetari i OEMVP-së, Mendi Qyra nuk pret ulje të çmimeve, për arsye të rritjes së çmimeve të materialeve për ndërtim dhe shtrenjtimin të punës së krahut.
Maturantët janë duke u përgatitur për regjistrim në fakultete. Ata shprehen të vendosur për të ndërtuar të ardhmen në vendin e tyre, pavarësisht sfidave ekonomike. Shumë prej tyre kanë zgjedhur fusha si mjekësia, pedagogjia, drejtësia dhe teknologjia, me dëshirën për të kontribuar në zhvillimin e vendit dhe për të mos emigruar.