Latest Flash plugin version must be installed and enabled to play the video. Please click below to download and install.

Another solution is to use Google Chrome, Microsoft Edge, Safari or Opera - they do not need Flash plugin.

..




Ditari 1 - 02.07.2025

Ditari 1 në TVM2...

Shikime: ...

Date: 2-Korrik-2025

Kohëzgjatja: 00:35:29

Kanali: MAQEDONI

TOP LAJMET
Temperaturat e larta kanë rritur rrezikun e zjarreve në disa zona të vendit. Qendra për Menaxhim me Kriza po vepron për shuarjen dhe parandalimin e tyre. Ndërkohë Qeveria njoftoi se po përforcon kapacitetet e zjarrwfikësve me automjete dhe pajisje të reja.

Koalicioni VLEN ka parashtruar kallëzim penal për falsifikim në regjistrimin e popullsisë pas anulimit të dispozitave nga Gjykata Kushtetuese. Kryeministri Hristijan Mickoski thotë se regjistrimi është i detyrueshëm dhe nuk duhet politizuar. Vendi aktualisht punon me të dhëna nga viti 2002.

Deklarata e komisioneres për zgjerim e BE-së, Marta Kos, rreth perceptimit të identitetit ka nxitur kritikat e opozitës në drejtim të pushtetit. Ndërkohë kryeministri Hristijan Mickoski e quajti reagimin e opozitës si vazhdimësi të tradhtive të së kaluarës dhe theksoi nevojën për konsensus nacional.

Italia mbështet fuqishëm integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE, tha zëvendësministrja e jashtme, Maria Tripodi, në Forumin e Biznesit me RMV-në. Ministri Mucunski theksoi se kontestimi i identitetit pengon rrugën eurointegruese. Ai kritikoi propagandën kundër identitetit maqedonas nga Bullgaria.